Ukrainë, shpërthimi vret të paktën 17 veta
Qindra punonjës të emergjencave civile luftuan dje me pasojat e shkaktuara nga një seri shpërthimesh të fuqishme në jug të Ukrainës, të cilat bënë njësh me tokën një ndërtesë pesëkatëshe. Shpërthimi i ndodhur gjatë ditës së djeshme në qytetin turistik të Detit të Zi të quajtur Jevpatoria shkaktoi 17 të vrarë, ndërkohë që 24 të tjerë rezultojnë të plagosur. Deri tani janë shpëtuar 21 veta, ndërkohë që po punohet për të zbardhur shkakun e shpërthimeve