E Diel, 1 Nëntor 2026

I maskuari si Plaku i Vitit të Ri vret 3 njerëz

Të paktën tre vetë gjetën vdekjen, pasi një burrë i veshur si babagjyshi i Vitit të Ri hapi zjarr gjatë një feste në një zonë periferike të Los Anxhelos. Një vajzë tetëvjeçare dhe një grua në të njëzetat u shtruan në spital me plagë që nuk paraqisnin rrezik për jetën. Policia bëri me dije se qe vënë në kërkim të një 45-vjeçari të quajtur Brus Xhefri Pardo, i cili u largua nga ambienti i festës menjëherë pasi kreu vrasjet. Pardo u përshkrua nga policia si i armatosur dhe shumë i rrezikshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›