Kronika e paralajmëruar e një krize
Ndërsa vera kulmon e plotë dhe e nxehtë, shqiptarët po e vuajnë shumë herët mungesën e energjisë elektrike. Kjo mund të vlerësohet edhe si një periudhë parapërgatitore për të pritur në dimër “stuhinë” e vrullshme të ndërprerjeve shumëorëshe dhe nënkuptohen problemet e shumta që do mbarten në familjet dhe biznesin shqiptar nga kjo krizë. Tani për tani energjia elektrike mungon nga mesnata e deri në mëngjes, ndërsa gjatë ditës furnizohemi me energjinë e marrë nga importi. Edhe kjo është e kufizuar. Duket se situata hidrike po bëhet më e rënda e viteve të fundit. Stina e thatë e kësaj vere ka bërë që situata energjetike në vend të jetë tepër e rëndë, hidrocentralet në vend të prodhojnë 44 për qind energji më pak. Nga ana tjetër, sasia e ujit në Fierzë është 20 metra më pak se një vit më parë, ndërsa importi është tepër i kufizuar si pasojë e problemeve që ka me energjinë i gjithë rajoni ballkanik. Vlen të kujtojmë se në tenderin e fundit për 6 mujorin e dytë KESH nuk arriti të siguronte të gjithë energjinë e kërkuar dhe ende nuk ka bërë me dije hapat e mëtejshme për një tender të ri për furnizimin me energji. Po shkojmë drejt një kolapsi të pashmangshëm energjetik. “Orakulli” KESH ka nisur të lëshojë britmat e para, në një kohë që niveli i prodhimit të energjisë në vend është tejet i pakët.
Në këto kushte kritike nevojitet të vihen në jetë të gjitha premtimet e qeverisë për importimin e energjisë së duhur, si dhe vënia në funksion e TEC-ve të programuara për t’u hapur në një të ardhme të afërt. Qeveria shqiptare ka premtuar se për këtë vit do të financojë rreth 50 milionë dollarë nga paratë e buxhetit shtesë për të mundësuar blerjen e energjisë, ndërsa pjesa tjetër do të sigurohet nga vetë KESH-i. Por problemi më i madh nuk është çmimi, por transmetimi i energjisë. Ky rrjet është drejt shkatërrimit të plotë dhe fondet e akorduara nuk plotësojnë as minimumin jetik të sistemit. Ndërkohë që shifrat e “kronikës” flasin me gjuhë të frikshme. Importi i energjisë është 5, 33 milionë kwh/ditë, niveli i sotëm i Fierzës 274,38 metra, prurjet e ujit 32 m3/sek, rënia e nivelit të liqenit, në 23 cm në ditë. Kthim mbrapa, për të mos thënë një “greminë” në të cilën po rrëshket vendi ynë. Një krizë që nuk di çfarë emri t’i vendosësh në një kohë kaq të shpejtë. Ekspertët ndërkombëtarë kishin parashikuar që më parë se për 5 vitet e ardhshme, duke filluar nga vitit 2007, Ballkani do të përballet me krizë energjetike, pasi, sipas tyre, shumica e vendeve të rajonit tonë do të vuajnë mungesa të theksuara energjie. Por pak janë dëgjuar, për të mos thënë aspak në marrjen e vendimeve të duhura për t’iu shmangur disi këtij hendeku të tipit mizantropik.
Është gjetur një zgjidhje justifikuese që deri tani nuk ka dhënë asnjë efekt në përmirësimin e situatës, për shembull rritja e konsumit në nivelet dimërore, mungesa e rreshjeve dhe mosfurnizimi me ujë i hidrocentraleve, e të tjerë faktorë të bërë publikë ose jo. Është e çuditshme se si në këtë situatë nuk është krijuar një bord ose komitet specialistësh për gjetjen e rrugëve të zgjidhjes së krizës. Si gjithmonë zgjidhjet mbeten brenda kornizave politike, kur kjo e fundit po vuan nga klima e amullt që po kalon qoftë për zgjedhjen e presidentit, apo edhe çështje të tjera për të cilat nuk arrin as konsesusin minimal. Po investohet kaq pak për mbijetesën e elementit kryesor jetik, aq sa një ditë do t’i kërkohet llogari deri në një nga elektorati çdo politikani që premton pandershmërisht drita 24 orëshe në familjet shqiptare. E ç’vlerë ka kjo? Sigurisht ka vlera me efekte të anasjellta që do shpërfaqen në një kohë shumë të largët.
Mosaplikimi i projekteve institucionale është një ndër faktorët kryesorë të këtij lëmshi që po gatuhet me konskeuencë nga devijancat politike. Nëse deri sot janë lançuar arsyet e krizës energjetike që po troket dita – ditës në shpinën e shqiptarëve, ditët e para të shfaqjes më të egër të saj mund të përmenden justifikime, por nuk do të ketë kohë për të shmangur metodat demokratike populiste, për zgjidhjen e çështjes.