E Hënë, 2 Nëntor 2026

A ‘po pjesëtohet Kosova?

Kosova ishte shumë afër objektivit të saj final ,ndërsa tani është shumë largë këtij koncepti, ajo është më afër ndarjes , shumë afër njëanshmërisë së shpalljes së pavarësisë , ajo është gjithashtu më afër coptimit dhe kantonizimit të saj ,gjithashtu edhe më afër ngrirjes së status-quo-së.Kjo ka të bëjë me atë se bashkësia ndërkombëtare dhe elemntet e tjera të problemeve ballknaike dhe cështjes shqiptare në përgjithësi e veqanërisht statusi i pazgjidhur ende i Kosovës rrallë janë ngjitur deri te burimi i parë i problemve ballkanike dhe sidosmos historisë dhe argumenteve në lidhje me cështjen shqiptare respektivisht problemin e Kosovësashtu që ky problem të trajtohet nga ai burim i problemeve dhe zgjidhjeve ballkanike.Një politikë në thelb isntrumentale në funksion të mos prishjes së raporteve të më të mëdhenjëve ka bërë që sot Rusia të coj kokën dhe të shtyhet me superfuqitë botërore , por kjo kokëngritje e saj nuk ka të bëjë me interesat e saj me popullin serbë por me interesat e saj për të rritur supermacinë dhe për të shtrirë ndikimn në ballkanin perëndimor.Për Rusinë nuk është problemi Kosova, për Rusin problemi është përftimi nëpërmjet Kosovës të kanaleve të shtrirjes së gazit dhe naftës në këtë rajon dhe normalishtë se Kosova është pikë startegjike që ajo mund të lidhë gjithë ballkanin perëndimor , por megjithëkëtë kjo nuk po u shitet edhe aqë lehtë sepse ajo ende jeton ne njollën e stalinizmit dhe të letargjisë së përulësisë nënshtruese të kohës .Ky tavan i pakapërcyeshëm dhe këto allishvereshe të zgjatura që ka krijuar Rusia është vetëm një lojë e nervave një përfitim në kohë dhe një shitje e madhe e interesave të saj në kurriz të kësaj cështje që tani me ngulm kërkon zgjidhje, por ky tavan së shpejti do kthehet në një humnerë për Rusinë dhe politikën e saj staliniste. Paudhësitë e problemit të statusit të Kosovës i ka krijuar Rusia dhe Serbi dhe këto paudhësi mund ta shpien Kosovën dhe botën në një kaos dhe në një konflikt të paparë Ballkanik apo edhe Europian , të gjitha këto paudhësi që ka marrë problemi i Kosovës janë pjellë e politikës dhe diplomacisë Ruso-serbe.

Ndërkaq bota diplomatike dhe demokratike si duket me çape breshkash po bisedon me Rusinë e po mirret vesh dalngadalë e t’i ndreqë punët me të mirë e me urtësi ashtu që të mos tronditet “paqa e përbotshme” , por kjo do rezultonte në një siguri për Rusët , ndërsa do i sjellë bashkësinë ndërkombëtare në një pasiguri dhe “qorrësokak të madhë Ballkanik” , sepse kështu do mund të jetë e sigurtë politika dhe diplomacia Ruse e Serbe se gjersa të ndajë e t’u japë fund ngatrresave të kufijve ata të vazhdojnë ecjen sipas “ritmit të breshkës” .

Mirëpo kohëve të fundit rrethë problemeve më therrëse në botë e në këtë rast sic është pavarësia e Kosovës,bashkësia ndërkombëtare duhet ta marrë me urgjencë këtë problem e jo dora dorës sic po shtrohet në disa forume të larta ndërkombëtare, cështja e Kosovës është cështje e ngutshme sepse mjaftë është luajtur me ndjenjat shqiptare dhe me kombin shqiptarë tani është koha e qasjes më pozitive dhe realiste ndaj shqiptarëve , sepse vetëm kështu do mund të respektoheshin parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe kartës të së drejtave universale të njerëzimit dhe popujve në botë.
Ndërsa koha e coptimve duhet t’i takojë “parahistorisë” tani duhet të jetë koha e hapjes së kufijve në një botë të lirë dhe demokratike dhe respektimi i vullneteve të popujve liridashës.

Sic dihet Kosova është sfidë e gjithë e Evropës dhe kjo sfidë ka të bëjë me mbrojtjen e një të drejte historike dhe dhënja shkas të hapjes së kufijve dhe “shuarjes së epsheve ballkanike” kjo do e conte Europën në një bashim më të thellë se sa lënja anash apo “kurdisja e Kosovës “ si detonator ballkanik , kur dihet se Kosova është zemër e Evropes dhe ajo nga një detonator duhet ta këthej në një stabilizator të madhë Ballkanik dhe Evropian , kështu do i kontribohet paqes ,stabilitetit dhe vizionit të një Evrope të bashkuar në kuptimin e mirë të saj.Përndryshe në mos zgjidhje të këtij problemi ,Kosovës , Ballkanit e normalisht se edhe vetë Evropës do mund t’i turreshin aqë shumë rreziqe të papara sepse atëherë do detonizohej Ballkani dhe Evropa dhe botën do e kapte sikleti i madhë i shtrirjes së luftës dhe dhënja shkas e një lufte botërore. Dhe krejt në fund për popullin e Kosovës në raste se nuk zgjidhet me kohë cështja e tyre do i kujtoheshin fjalët e një njeriu që jetoj në kohën kur u coptua Shqipëria natyrale e që i’u kishte drejtuar Shqiptarëve, “edhe pas gjithë këtyre që hoqën të mjerët Shqiptarë u qe thënë ta shohin atdheun e tyre të pjestuar të rrëqethur...”A nuk na kujton kjo këtë kohë kur cështja e Kosovës është vërtetë duke u pjestuar , sepse cdo shtyrje ka edhe pjestimin e kohës dhe të territorit kur mirret një vendim historik, prandaj duhet pasur parasysh edhe këtë rikujtes historike të dhimbshme.Ndërsa më tutje po i njejti njeri që jetoj në atë kohë kur cështja shqiptare ishte bërë lëmsh dhe ishte coptuar nga akterët e fuqive të asja kohe , ai shkruante “të ngratët ballkanas me gishtrinj të zhvuritur e të përcëlluar së nxjerruri gështenjat prej zarri , tani rrijnë e bëjën sehir duke u fryrë duarve të zhuritura e vështrojnë si i hanë gështenjat e pjekura të mëdhenjët ...”.Kjo në fakt tregon shumë qartë dhe na rikthen në gabimet që ndodhën nga fuqitë e asaj kohe dhe njëkohëishtë se gështenjat hahen nga të mëdhenjët ndërsa përgadidtja e tyre bëhetë nga të vegjëlit , kjo sigurishtë se do na qonte njëfarë fryme zhgënjimi dhe shkrehje shpirtërore që duket përmes rreshtave e që shpjegohet lehtë me ndjenjën e “veprës së pambaruar të shtetit të Kosovës “ dhe me të panjohurat e reja që po i rezervohen dhe do i rezerevohen kësaj cështje nga bashkësia ndërkombëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›