E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lavazh i truve ose stërvitja e masave

Hapja , epshmëria , të qenit elastik në disa raste pastaj i gatshëm për të pranuar e përvetësuar dallimin apo tjetërsinë janë disa nga ato atribute që zakonisht lidhen me epokën “post –ideologjike” .Mirëpo pas kësja në mentalitetin Shqiptar në disa raste është vrejtur edhe një “arkeologji politike “ mjaft ngulmuese , e cila është duke synuar të “zhgroposë tabanin” e varrosur thellë të historisë kombëtare dhe të një të ardhme që buron nga një histori e ndërprerë dikur me shekuj.

Në rast se në popullin e Kosovës është ngulitur në mendje diçka e huaj dhe përvetsimi i saj ,ajo shumë shpejt u shndërrua në një logjikë e cila është e mbështjellur në petkun e asaj që ishte adaptuar e imponuar dhe asaj që nuk ekziston më , nga kjo mund të vije deri te ajo kur , për ta shteti i ardhshëm i Kosovës bëhet si i huaj dhe kjo automatikisht lind nevojën e një logjikë të huaj.

Ndërsa për ta evituar këtë element mjaftë rrënqethës për identitetin dhe kulturën tonë do ishte shumë e nevojshme që intelektualët dhe politikanët Kosovar ta thonë të vërtetën e brendshme dhe ta pasqyrojnë realitetin ekzistues kulturor , social , ekonomik dhe kulturën politike te shtetit të ardhshëm e demokratik të Kosovës.Nëse nuk jemi në gjendje të besojmë në pavarësinë e arsyes apo të shëndetit moral e shpirtëror të popullit të Kosovës ,jemi të dënuar të kthehemi në mëndafsh që cdo kush deshiron të fshihet dhe ta heq djersën e tij apo edhe llumin e tij dhe në këtë rast normalisht se populli i Kosovës do mund të kthehej shumë shumë , prapa ,prapa në parahistori.

Kështu që duhet të ekzistoj përgjegjësia e thelle morale dhe politike brenda qenies së popullit të Kosovës ashtu që kjo përgjegjësi të jetë si dicka në të cilën do gjendet i përfshirë detyrimi kontraktuale dhe explorimi i së ardhmes.Mirëpo ekziston edhe një arsye se shumë kohë më parë ndoshta edhe me shekuj populli ynë ishte i privuar nga e drejta e tij dhe liria e tij por natyrisht , të qenët i privuar nga të drejtat nuk përbën një akt moral , por dicka që individi apo populli e vuan.

Ndërkaq vënia në vend e drejtësisë apo kompensimi i padrejtësisë nuk është në këtë kontekst një veprim që ka për objekt një bartës të moralitetit , porse është një detyrim nga ana e shtetit të Kosovës për t’iu përmbajtur njërit prej kushteve të ligjshmërisë.Sepse vetëm në këtë mënyrë do mund të flitej për demokraci liberale ,shtet konstitucional dhe rendin ligjor në shtetin e ardhshëm të Kosovës.Megjithëkëtë futja e një elementi etnik në politikën demokratike të shtetit të ardhshëm të Kosovës do e kushtëzonte atë dhe do kërkonte pranimin e nocionit të një kombi “dyshtresor” nga ana e qytetarëve të tij .Kjo nënëkupton doemos diskriminimin në aspektin e të drejtave qytetare, mirepo ato grupe që kanë një lidhje të pandërmjetshme mistike me mitrën e kombit të tyre vështirë se do dëshironin t’u linin ndonjë mundësi pjesmarrjeje në ushtrimin e pushtetit grupeve të tjera .

Po ta marrim kohën e Aristotelit i cili ishte i vetëdijshëm për mundësinë e një diferencimi ndërmjet shtetit dhe shoqërisë : qyeti apo tani shteti sot ne kuptimin e mire te fjales , sipas tij përfshin që të dyja , për më tepër , ai ka gjithashtu këtë avantazh : qëllimi i qytetit apo shtetit sic quhej në atë kohë polisit përkon me atë të individit , lumturia e të cilit kësisoj nuk duhej të cenohet.Për Shtrausin përkthimi më i mirë me një fjalë moderne që t’i përshtatet qytetit apo shtetit është kultura e tij .Në shoqëritë moderne , ku bashkëjetojnë një sërë kulturash të ndryshme , opinionet e njerëzve mbi natyrën e lumturisë ndryshojnë nga njëra tjetra , ndërsa shteti i përkushtohet së vetmes ide të mundshme në gjirin e tij.

Gjithsesi , marrëveshja intuitive mbi kuptimin e virtytit brenda caqeve të së njejtës kulturë është dicka që mund të arrihet. Ndërsa në ndryshim nga rajoni i Ballkanit , tradita politike e Perëndimit e ngjizur në mënyrë pak a shumë të vazhdueshme dhe organikisht e ka bërë të mundshme një marrëveshje të tillë , ndërsa të vetmet anomali kanë qenë revolucionet ideologjike por me karakter shkatërrues.Mirëpo fakti që nuk ka një marrëveshje lidhur me konceptet themelore mbi komunitetin politik në Kosovë nuk është medoemos dicka e keqe.Duke ditur edhe historikisht se tradita politike e Ballkanit perëndimor karakterizohet nga vecime të llojllojshme. Në këtë rajon lufta mes frazave të thata ideologjike dhe përpjekjeve kombëtare ende nuk ka përfunduar , ideja e shtetësisë vazhdon të jetë e diskutueshme , ndërsa gjithashtu themelet shpirtërore të detyrimeve politike dhe respektimi i të drejtave sovrane janë jo vetëm të paqarta , por janë edhe krejt të diskutueshme.Gjithashtu duhet ta kemi parasysh edhe këtë se koncepti i kombit Kosovar është i pakuptimit nëqoftëse nuk na tregon se ndaj kujt dhe ndaj cfarë gjëje duhet të jemi besnikë, si dhe për cfarë duhet të bëjmë sakrifica.

Ndërkaq ideja romantike restauracioniste mbi kombësinë , duke u luhatur ndërmjet interpretimesh të ndryshme etnike , kulturore dhe politike , nga njëra anë përbën njëfarë utopie me shikimin prapa (me fjalë të tjera , i mungojnë paraardhësit historikë) dhe nga ana tjetër , ia lë ripërcaktimin e karakteristikave më të rëndësishme të shtetësisë opinionit të një “pseudo-elite të angazhuar politikisht në Kosovë” , duke vënë kësisoj në dyshim themelet e cdo detyrimi politik , mundësinë e lirisë në bazë të ligjit dhe të drejtat ligjore të shtetit të ardhshëm të Kosovës .Ngase kjo do mund të ruante atë plasaritje të thellë të traditës sonë të re politike dhe do e vështirësonte zhvillimin e ndjenjës së ligjit brenda shoqërisë respektivisht shtetit të ardhshëm të Kosovës.Kështu që kushti themelor që synon shteti i ardhshëm dhe modern i Kosovës do ishte paqja e brendëshme , e cila sigurohet , nga njëra anë , nëpërmjet rendit ligjor , cka parandalon cdo lloj monopolizimi të pushtetit nga individët ose grupet .Shteti modern i Kosovës së re nuk duhet të lejoj të ketë armiq të brendshëm sepse askush që punonë kundër shtetit të Kosovës nuk do mund të qëndronte brenda shtetit të Kosovës e sidomos ata që shkelin ligjinë.Ndërkaq në qoftë se popullit të Kosovës dhe elitës politike i mungonë qëllimi që nuk beson askush në këtë do ishte një defomritet kuluturor dhe social si dhe i vetëdijes ekzistuese e cila do mund të mos pastrohet kurrë nga mbeturinat ideologjike ,e kthimit cdo herë të kohës mbrapsht dhe të mendjes së kaluar.Kështu që sot për popullin e Kosovës dhe sidomos për elitën politike Kosovare do ishte mirë që të filloj lavazhi truve për të vetquajturit politikanë dhe krerë të shtetit të Kosovës dhe njëkohësisht për masat respektivisht popullin do ishte e domosdoshme një stërvitje e trurit , ashtu që të kemi një të ardhme më të pastër dhe një vizion që na shpie drejtë një bote të re të demokracisë dhe integrimit në të gjitha sferat e jetës .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›