Objektivat e fshehura
Detyrimi që ka politika dhe në fund të fundit vet shteti shqiptar për ta zgjedhur presidentin është shndërruar në një ngjarje sa komike aq dramatike. Si duket është vendosur që këtë herë të thyhen shtizat mes pozitës dhe opozitës, duke dërguar Shqipërinë drejtë zgjedhjeve të parakohshme dhe në një “moratorium” të zgjedhjes së presidentit. Të dy palët kanë vendosur të ndeshen mes vete dhe atë duke e shndërruar këtë në një “betejë përfundimtare”, pas dy vjet të ndërrimit të pozitave. Kjo ndodh në një situatë jo të përshtatshme për vetë Shqipërinë. Ndodh kur ajo po bëhet gati për të marr ftesën për anëtarësim në NATO dhe në kohën kur po vazhdojnë negociatat për rrugën drejt BE-së, ndodh në kohën kur Kosova është venë në një situatë shumë të vështirë, ku i nevojitet ndihma e një udhëheqje të qartë dhe të fortë, pa përplase të mëdha në Shqipëri. Në një kohë kur Kosovës i duhet zëri i saj si zëdhënëse nëpër institucionet ku Kosova nuk mund t’i arrijë vet.
Por, çfarë realisht fshihet pas gjithë kësaj loje politike në Shqipëri? Apo çfarë dëshirojnë forcat politike në Shqipëri të arrijnë me këtë përballje? Deri tani kemi dëgjuar disa variante nga të dy palët. Edhe pse dukej se gjërat po ecnin mirë në fillim pas takimeve kokë me kokë për të arrit në një zgjidhje, (por të cilat takime e zhvlerësojnë Kushtetutën e Shqipërisë duke e sjellë në një pozitë të ngjashme me Kornizën Kushtetuese të Kosovës që shkelet sa herë i teket PSSP-së), prapë se prapë ishte një derë për të dalë nga dhoma e errët ku kanë hyrë politikanët dhe partitë politike të Shqipërisë.
Megjithatë, duhet pranuar se në Shqipëri ende mbizotëron ideja se nuk duhet të humbet asgjë nga një bashkëbisedim apo duhet qëndruar besnik idesë, o të gjitha o asgjë? Ky është gabimi që ndodh në politikë, por që në fakt tregon një realitet, se ende nuk janë mësuar dhe nuk kanë arrit të rrënjosen në mendjen e politikanëve gjërat me elementare për një demokraci, si bashkëbisedimi, marrëveshjet, konsensusi, etj. Ku i dërgon kjo logjike politikanët e Shqipërisë? Janë disa objektiva që ata i kanë venë vetës.
Pozita kërkon që kandidati i saj të jetë presidentë, duke mos përjashtuar dy variantet tjera si konsensusin për një kandidatë të tretë, (e që kjo zgjidhje po humb çdo ditë kuptimin për ta), dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, (që megjithatë ka një çmim që duhet paguar për këtë variant qoftë financiar apo politikë, sepse nuk dihet pastaj se a mund të jesh përsëri në pozitën që ke qenë). Në anën tjetër opozita ka vendosur që nëse nuk ka një kandidatë konsensual, (edhe pse në fakt nga ajo që lexohet kjo kërkesë më shumë është për llogari ditore), atëherë duhet që të shkohet në zgjedhje të parakohshme që aq shumë i lakmon dhe mezi pret të mbahen, me idenë se mund ta rikthej pushtetin. Kjo logjikë nuk zgjidhë realisht asgjë, sepse nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme, prapë se prapë Shqipëria do të mbetet pa president dhe që përsëri duhet rikthyer kësaj teme, me çfarë do përbërje të ketë Parlamenti i ri pas zgjedhje të parakohshme. A duhet prapë të kërkohet një president konsensual, apo duhet të veprohet siç veprohet tani, ku secila palë paraqet kandidatin e saj dhe nuk arrin të marr 84 vota, që e bën përsëri procesin të dështojë dhe që përsëri Kushtetuta thotë se duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Atëherë Shqipëria duhet të përgatite që çdo muaj të mbajë një palë zgjedhje të parakohshme, që do t’i kushtoni shumë shtrenjtë të ardhmes së saj apo synimeve që ia ka venë vetës.
A është e tëra kjo dhe a përfundon këtu cirku i krizës politike në Shqipëri? Prapa gjithë kësaj qasje, qoftë të pozitës apo opozitës, fshihet diçka tjetër. Pozita është kategorike që të shkoj në Kuvendin e Shqipërisë dhe të hedh në votim një kandidatë, në këtë rast Bamir Topin, për presidentë të vendit dhe se nuk e ka ndërmend të tërhiqet, nëse u qëndron besnik fjalëve të thëna kryeministri Berisha. Me këtë pozita dëshiron t’i ketë të gjitha pozitat kyçe të shtetit shqiptar nën kontroll nën moton se i duhet bërë reforma. Duke pasur qeverinë, presidentin, kryetaren e Kuvendit, pozita e tanishme do të mundet me lehtë të bënte ndryshime në Kushtetutë, për të arrit synimet e saja, largimin e disa figurave të papërshtatshme që i janë venë si “pengesë” dhe që i ka venë në shënjestër prej disa kohësh.
Por, edhe pse opozita po kërkon president konsensual në emër të ruajtjes së qetësisë politike apo “vazhdimësisë” së kësaj qeverisjes, megjithatë loja që tani ajo luan nuk është e ndershëm. Pse? Opozita tani kërkon që presidenti të vijë nga propozimet e saja dhe në emër të ekuilibrit institucional ndaj qeverisë aktuale të pengohet që të merr disa vendimeve politike apo veprime që qeveria dëshiron. Por edhe më shumë se kaq. Opozita po benë llogari mujore dhe pranimi i kërkesës së saj që presidenti të jetë i propozuari i tyre, nuk do të thotë se këtu merr fund loja. Pikërisht këtu edhe do të fillojë aventura e opozitës shqiptare. Pas disa muajve, pas një qetësimi relativ, edhe nëse presidentit do të jetë nga propozimet e saja, opozita do t’i kthehet idesë së zgjedhjeve të parakohshme. Opozita shqiptare kërkon që ngadalë të fillojë “rrënimin” e qeverisë së Berishës dhe përgatitjen e saj për të ardhur në pushtet. Edhe tani që insiston për zgjedhje të parakohshme, edhe pse këtë kërkesë ia atribon si dëshirë qeverisë Berisha, ajo këtë lojë po luan. Ka edhe një problem tek opozita, disa liderë të saj janë mësuar të jenë në pushtet dhe ideja e të qenurit në opozitë i frustron, ndërsa që një pjesë tjetër dëshiron të imponohet se janë lider të lindur për të qenë në pozita të larta, sesa që kanë aktualisht. Këto ndërthurje të interesave të heshtura e benë me agresive situatën dhe me të pa përballueshme politikisht apo papërshtatshëm për të vazhduar bisedime apo konsultime, pra ia humb vlerën këtyre parimeve demokratike, sepse nuk ka qasje serioze përderisa në mendje kanë idenë, se si të jenë në pozitën që kanë kundërshtarët!
Cili është fundi i gjithë kësaj “odiseade” politike? Kush do të paguajë për këto gabime të politikës shqiptare? Cila është rruga për të dalë nga kjo situatë? Çfarë janë gabimet që po e sjellin kaq shpesh në këtë pikë politikën shqiptare dhe që nuk po arrin të vihet në binarë të sigurt drejtë së ardhmes? Ka një problem në politikën shqiptare përgjithësisht, jo vetëm në Shqipëri, se liderët politikë janë të prirur të shkojnë në drejtimi të kundërt të erës. Ata nuk i përmbahen parimit se duhet “kujtuar të kaluarën dhe të punohet për të ardhmen, jo për t’u hakmarrë, por për ta ekuilibruar fuqinë dhe pozitën e tyre politike”.
Për të dalë nga kjo situatë Shqipëria ka nevojë për reformë institucionale, kushtetuese, politike, por para se gjithash reformë të mentalitetit politikë, për të mos thënë të mendësisë politike se si udhëhiqet në demokraci. Shqipëria ka nevojë që ta reformojë udhëheqjen politike, ka nevojë për reformë të vendimmarrjes. Shqipëria duhet të ketë një Kushtetutë që nuk mund të shkelet nga kushdo dhe kurdo. Shqipëria ka nevojë që ligji të jetë i shenjtë dhe mbi të gjithë, që nënshtron dhe i detyron për ta respektuar. Nuk duhet lejuar që në Shqipëri ligji dhe Kushtetuta të jenë vegla ditore dhe për llogari të partive.
Në një situatë të tillë, që shumë kush ua ka përkujtuar këtë refren klasës politike në Shqipëri, por që nuk është e tepërt t’u përsëritet në kohë të tilla kur mendjet janë turbulluar dhe kanë humbur drejtpeshimin në kërkim të pushtetit, ato duhet t’i kenë parasysh disa parime, qoftë edhe morale, kur vendosin për të ardhmen e vendit. Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet, por as nuk guxon të jetë peng i politikanëve, por as i llogarive ditore, sepse politikanët shkojnë e vijnë dhe Shqipëria mbetet ajo që është. Duhet mësuar të respektohet institucioni, nuk ka rendësi se kush udhëheq, sepse të gjithë mund të jenë një ditë në ato pozita. Por, a do të gjejnë zgjidhje problemet në Shqipëri? Klasa politike në Shqipëri ka rasti për ta treguar vetën dhe është në një sprovë të madhe, ku të gjithë po i shikojnë se si do t’i japin fund kësaj krize. Nga ky test edhe do të marrin vlerësimin se sa kanë mësuar dhe sa janë përgatit për testet tjera!
Shqipërisë i duhet presidenti, por edhe stabiliteti politikë. Për kandidatin duhet gjetur marrëveshje, sepse në fund të fundit është një pozitë me shumë ceremoniale, por që duhet ta mbrojë Kushtetutën dhe veproj si moderator i politikës shqiptare apo raporteve mes forcave politike. Por, e keqja e zgjedhjes së presidentit përmes konsensusit është se po ia humb fuqinë presidentit, duke e “çarmatosur” përball partive politike. Ai pastaj është i detyruar që me shumë t’u jap llogari dhe t’u përgjigjet kërkesave të partive politike, sesa të mbrojë Kushtetutën dhe respektimin e ligjit. Prandaj, duhet reformuar Kushtetuta dhe duhet zgjedhur presidenti drejtpërsëdrejti nga qytetarët, që ta fuqizoj dhe ta shndërrojë vërtet në një ekuilibrues të pushtetit, duke e “armatosur” me kompetenca dhe fuqi vepruese përball partive politike dhe qeverive që do të vijnë. Kjo është zgjidhja, reformimi i Kushtetutës dhe zgjedhja e presidentit drejtpërsëdrejti, duke shmangur zgjedhjet e parakohshme në këtë kohë të pa kohë!
(Autori është gazetar i politikës në Kosovë dhe
duke magjistruar për shkenca politike në UP)