E Hënë, 2 Nëntor 2026

Drejt një Presidenti kukull

Zhvillimet e deritanishme politike, per fat te keq po krijojne premisat jo per zgjedhjen e nje Presidenti por per fabrikimin e tij. Humbja e durimit nga raundet e shpeshta te shkuara dem, venitja kesisoj e arsyes politike, po i rrisin te gjitha shanset per nje zgjedhje rastesore, te minutes se fundit. Nje proces i tille, me siguri nuk do te sjelle ne zyren e kreut te shtetit, personalitetin e duhur.

Po t'i shtosh kesaj situate te tensionuar edhe presionin e mundesise se zgjedhjeve te parakoheshme qe qendron varur si Shpata e Damokleut, atehere erret edhe me shume racionaliteti i arkitekteteve te politikes se Tiranes. Eshte e qarte qe e gjithe klasa politike ne Tirane nuk eshte gati te shkoje ne zgjedhje te parakoheshme. Kush mendon se ky zhvillim do t'i buzeqeshe, padyshim ka nje eufori krejt jashte kontrollit.

Ne nje eventualitet te tille, te gjitha palet humbasin. Me se pari, ndeshkimi do te jete ne block, pasi votuesi shqiptar eshte nderkohe i zhgenjyer, dhe nese do te thirret per t'iu drejtuar kutive te votimit, ai zor se do te pergjigjet pozitivisht.

Zgjedhjet e parakoheshme nese mbahen, besohet se do te shenjojne nje pjesmarrje fare te ulet, ndoshta nje rekord ne historine tone pluraliste, cka do te ishte nje goditje e forte per gjithe kredencialet e politikes sone, qe edhe pa kete krize presidenciale eshte bere thuajse e padurueshme.

Per kete me siguri jane te vetedijshem edhe aktoret kryesore te Tiranes, keshtu qe ata do te bejne te pamunduren qe ta shmangin nje shuplake te tille. Dhe ndoshta do te jene gati te zgjedhin edhe nje President te keq, ose kukull President, thjesht per te fituar edhe dy vite kohe, derisa te perballen me qytetaret ne vitin 2009.

Nderkohe, shqetesuese mbetet kur meson se qe ne tryeze po kerkohet te caktohet axhenda e Presidentit te ardhshem. Kjo do te thote hicmepak se sa fabrikimi i kreut te shtetit. Nese aktet e tij do te jene te determinuara me pare, atehere per fat te keq nuk do te kemi ne zyren numer 1, nje personalitet me integritet qe do te vendose me autonomine e bindjeve te tij dhe ne perputhje me Kushtetuten. Por do te jete i detyruar t'u permbahet marreveshjeve qe e kane sjelle ate ne post.

Per te shmangur kete, politika do te duhej te zgjidhte dhe te binte dakort per te bere nje President te mire, i cili do te funksiononte vete. Nje President qe te ishte i shqetesuar per korrupsionin ne vend, qe te kishte integritetin dhe aftesine ta shkarkonte Prokurorin e Pergjithshem vete, nese ai eshte pengese per luften ndaj ketij fenomeni, qe qene nevoja qe
thjesht te zbatonte marreveshje te forcave politike.

Per fat te keq, zhvillimet e deritashme, tregojne se kete President nuk do ta kemi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›