E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kronika në orët e fundit

Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Larush të Fushë Krujës, ku ka gjetur vdekjen shtetasi Arben Plepi, drejtues i një furgoni.

Ndërkohë, nga ngjarja ka mbetur i plagosur shtetasi Enver Cani, i cili po udhëtonte me një automjet. Ai u dërgua me urgjencë në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Vetëvritet 62-vjeçari

Ndërkohë, një shtetas i dha fund jetës duke u vetëvrarë. Ngjarja ndodhi në Shkodër, në afërsi të liqenit të Shirokës, ku ka humbur jetën shtetasi Viktor Saraçi, 62-vjeç, Mësohet se ai e ka ndërmarrë një akt të tillë pas një konflikti në familje. Nga hetimet paraprake të Policisë mësohet se një nga motivet që e çoi 62 vjeçarin në vetëvrasje, të ketë qenë depresioni për shkak të mosmarrëveshjes me djalin e tij në emigracion, të cilit viktima i ka kërkuar vazhdimisht të kthehet në vendlindje.

Arrestohen 6 shtetas për vepra të ndryshme

Gjashtë persona u arrestua nga policia e Elbasanit mëngjesin e sotëm, të akuzuar për veprat penale të  “vjedhjes me dhunë”, “armëmbajtjes pa leje”, “organizim të grupeve kriminale”, apo “kalim të paligjshëm kufiri”. Burime zyrtare bënë me dije se mëngjesin e sotëm, është arrestuar në një fshat të Elbasanit, ku qëndronte i fshehur prej një viti, 34- vjeçari Sandri (Altin) Çullhai , i dënuar një vit më parë në shtetin fqinj, Greqi, me 18 vjet heqje lirie. Ai ishte shpallur fajtor  për  “ vjedhje me dhunë  në mënyrë të përsëritur”, “mbajtje pa leje e armëve të zjarrit”, “kalim të paligjshëm në  territorin grek”,  si dhe “krijim të grupeve kriminale”.

Gjithashtu, policia arrestoi edhe 39- vjeçarin Altin Voja, banor i qytetit, pasi ka goditur me sende të forta , duke i shkaktuar dëmtime bashkëshortes së  tij, shtetases D.Voja, pas denoncimit të bërë në Polici nga 33 vjeçarja. Po sot, u arrestuan edhe vëllezërit Aleks dhe Robert Dyrma, 20 dhe 18 vjeç , 16 vjecari me iniciale  F.M dhe 36 vjeçari Edmond Broshka, të akuzuar për vjedhjen e një banese në fshatin e tyre. /Start/

                                                                                             2012-06-06 14:59
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›