E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kronikë me shqiptarët e Italisë

10/12/2009  Në “Piaza Italia”

Vjedh pantallona e bluzë në dyqan

RIMINI- Karabinierët në Rimini arrestuan për grabitje një 51-vjeçar shqiptar që kreu një vjedhje spektakolare m’u në sheshin “Italia”, një ndër vendet më të survejuara të këtij qyteti. F.Llaftiu, 51 vjeç, është autori i grabitjes në një qendër tregtare. Ai arriti t’u shpëtonte forcave të sigurisë dhe rrëmbeu atje një palë pantallona dhe një bluzë, vlera totale e të cilave shkonte në 80 euro. Pak minuta më vonë u lajmërua për këtë grabitje spektakolare e të pazakontë dhe forcat e karabinierëve u vunë menjëherë në ndjekje të tij, për ta arrestuar dhe dërguar në ambientet e policisë.

Në makinë me nënën

Kapet në lavatriçe, fshehu 12 kg heroinë

PADOVA – Karabinierët në Compagnia di Padova arrestuan një 26-vjeçar shqiptar që kishte fshehur të paktën 12 kilogramë heroinë në lavatriçe. Arrestimi i tij u mundësua pas ndjekjeve të herëpashershme, pasi ai (emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat italiane) frekuentonte shpesh disa zona ku kishte përdorues droge. Teksa ecte me makinën e tij, ku kishte vendosur edhe lavatriçen, i shoqëruar nga e ëma, i riu shqiptar u ndalua nga policia dhe shfaqi nervozizëm. Pas kontrollit rezultoi se ai e kishte fshehur drogën në pjesën e prapme të motorit të lavatriçes.

Kontrolli i policisë

Përdhunoi një të mitur,në pranga 29-vjeçari

XHENOVA- Një 29-vjeçar shqiptar u arrestua dje pas disa përpjekjesh të mëparshme për ta vënë në pranga. Mediat italiane nuk bëjnë të ditur emrin e tij, por japin disa detaje për dosjen penale. Sipas tyre, 29-vjeçari shqiptar kërkohej në vendin e tij për shkak se kishte përdhunuar një të mitur. Ngjarja për të cilën është akuzuar në Shqipëri është tepër e rëndë dhe me pasoja, ndaj po kryhen të gjitha verifikimet e duhura. Atij iu gjetën edhe 1700 euro, teksa po përpunohet dosja për t’ua kaluar më pas ekspertëve të Interpolit, të cilët do ta ekstradojnë në Shqipëri.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›