“PS nuk është anëtare me të drejtë vote në PSE”
10/12/2009 Lëvizja Socialiste për Integrim
Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Edmond Haxhinasto ka deklaruar dje se në kongresin e partive socialiste europiane, ku mori pjesë LSI-ja, Partisë Socialiste iu dha mesazhi për të ndryshuar kursin e saj politik dhe për ta zhvendosur luftën dhe debatin politik nga rruga në Parlament. Ai ka hedhur pushtë pretendimet e socialistëve për miratimin e një rezolute, raporti apo deklarate, ku të theksohej kërkesa ndaj qeverisë shqiptare për hapjen e kutive të votimit. Haxhonasto mohoi anëtarësimin e Partisë Socialiste në PSE. “Unë nuk e di, pavarësisht se isha në kongres, që PS të jetë bërë anëtare e PSE-së me të drejtë vote. PS-ja ka marrë një status, që është statusi i anëtarit të asociuar, që është një status automatik që marrin partitë e vendeve që kanë përfunduar Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit (MSA). Pra, nuk kemi të bëjmë me asnjë meritë të veçantë të PS-së apo të kryetarit të saj, por është një meritë e Shqipërisë, që ka realizuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit”, - tha ai. Ndërsa në lidhje me tubimin e dy ditëve më parë Haxhinasto tha se prezenca e Dritan Priftit ishte e mjaftueshme për të përfaqësuar mjaft mirë LSI-në.