E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kronikë në gur", në listën e librave më të mirë

"Kronikë në gur" që kur u botua në vitin 1971, u afirmua menjëherë si një prej veprave thelbësore të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare. Këtu tregimtari është autori, që përpiqet të rishohë me sytë e fëmijës tetë vitet e para të jetës së tij. Pas kësaj libri është përkthyer në disa gjuhë të botës, është njohur jo vetëm me lexuesin shqiptar, por edhe me atë të huaj. Vlerësimet vazhdojnë akoma edhe sot. Në këtë kuadër, gazeta prestigjioze britanike "The Guardian" e ka cilësuar romanin e Kadaresë "Kronikë në gur" si një prej njëmijë librave që duhen lexuar patjetër.

Në romanin e tij "Kronikë në gur" (1970), Kadare dokumenton një fëmijëri mes pushtimit dhe luftës italo-greko-gjermane për marrjen nën kontroll të Gjirokastrës, në afërsi të kufirit shqiptaro-grek. "Kronikë në gur" flet rreth ndeshjes së dy botëve, të para përmes syve të një fëmije dhe të ritreguara nga të rriturit. Në një episod që paralajmëron fundin e strukturave klasore tradicionale shqiptaro-osmane, fëmija shikon sesi praktikat dhe traditat e mplakura të qytetit te tij, shuhen në një apokalips zjarri dhe dhune.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›