E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Watch!", tani edhe në Francë

Filmi me metrazh të shkurtër "Watch!" i regjisorit italian, Mimmo Mongeli, është seleksionuar për të marrë pjesë në konkursin zyrtar për edicionin e vitit 2009 të Festivalit të Kinemasë në Paris. Pasi është pritur me mjaft entuziazëm në festivalet italiane, "Watch!" vazhdon rrugëtimin edhe nëpër festivale ndërkombëtare. Regjisori është frymëzuar për realizimin e këtij filmi me metrazh të shkurtër prej vizitës së ish-presidentit të SHBA-së George W. Bush në Shqipëri në vitin 2007 e sidomos me humbjen e orës së tij gjatë vizitës në Fushë-Krujë. Megjithatë, ngjarja është ndërthurur edhe me historinë e një familjeje shqiptare, e cila përjeton dramën e shkaktuar prej një sëmundjeje, varfërinë dhe emigracionin. Filmi është xhiruar në Shqipëri, me aktorë e teknikë gjithashtu shqiptare. Interpretojnë aktorët: Timo Flloko, Doruntina Visha, Rozina Prendi, Mimmo Mongelli, Klodian Hoxha, Violeta Trebicka, Vilma Hodo, Petraq Xhillari dhe Besmir Haliti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›