Kronikë nga Vlora
Besjan Pesha
Fatosi është një nga banorët e periferisë së Vlorës. Zgjohet çdo mëngjes dhe së bashku me 3 burra dhe 8 nxënës shkolle marrin urbanin që i çon në qendër ku edhe shpërndahen për në punët e veta. Janë kaq pak jo sepse lagjja është e vogël, por sepse kaq është numri i burrave që punojnë në këtë lagje, pjesa tjetër gjerb kafe e tjerr muhabete nëpër klubet e lagjes. Janë aq nxënës jo se nuk ka të rinj që duan të edukohen, por sepse pjesa tjetër as nuk e ka mundësinë të sigurojë të ardhurat për të blerë qoftë edhe një palë libra për fëmijët e tyre.
“Kryeministri tha se Vlora po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një metropol gjigant... Shkollimi i të rinjve dhe punësimi i vlonjatëve kryesojnë axhendën e qeverisë Berisha...”
Në lagjen e Fatosit nuk ka rrugë, rruga është koncept komunist tashmë për të gjithë banorët, duke qenë se hera e fundit që zona ka qenë e pajisur me rrugë ishte përpara viteve ‘90. Në lagjen e Fatosit nuk ka as kazanë plehrash, por ka pirgje plehrash të grumbulluara me kujdes nëpër cepa të ndryshëm të lagjes. Banorët i djegin ato kur e kalojnë masën e përcaktuar nga një individ që thuhet se merr vesh nga çështjet e gjelbërimit. Në lagjen e Fatosit nuk ka as kanalizime për ujërat qofshin ato të zeza apo të bardha. Ujërat përzihen dhe lëshojnë një erë të padurueshme për këdo që nuk banon në atë zonë, por Fatosi me shokë nuk ka rrugë tjetër përveçse të durojë. Në lagjen e Fatosit ka vetëm baltë në dimër dhe pluhur në behar.
“Kryeministri tha se Vlora është tashmë në rrugën e pakthyeshme drejt zhvillimit dhe modernizimit, për një jetë më të mirë për qytetarët e saj.”
Në lagjen e Fatosit ka një javë që nuk ka energji elektrike sepse megjithëse të pajisur me matës, faturimi padrejtësisht banorëve u bëhet aforfe e ata me të drejtë refuzojnë që ta paguajnë. Në lagjen e Fatosit të gjithë paguajnë taksën e pastrimit megjithëse askush nuk ua pastron, e nëse nuk e paguajnë atëherë nuk pajisen dot me certifikatë apo dokumente të tjera që mund t’u nevojiten. Po ashtu të gjitha lokalet paguajnë taksat në mënyrë të rregullt si askund në Republikë, megjithëse askush nuk investon, sepse në të kundërt Policia Tatimore i gjobit apo ua mbyll biznesin. Në lagjen e Fatosit ka gjithnjë një furgon policie, që patrullon ditë e natë në kërkim të ndonjë krimineli, sepse policia është e sigurtë që ajo lagje veç krim mund të prodhojë.
“Duke theksuar se Vlora çdo ditë e më shumë bëhet metropol evropian i Shqipërisë, kreu i qeverisë tha se ky qytet do të ketë aeroportin e tij, ndaj dhe ju do të ndiheni gjithnjë e më shumë si të rinj e të reja, qytetarë të metropolit të vërtetë evropian”.
Po, nga ana tjetër e lagjes së Fatosit, në qendër të qytetit të Vlorës Berisha ka mbledhur me dhunë gjimnazistët dhe po u tregon atyre arrat e baballarëve të tyre, përrallën e tij të radhës për Vlorën. Ndërsa Fatosi lufton çdo ditë për bukën e gojës së fëmijëve të vet, Berisha i tregon se sa i pasur është bërë Fatosi këto katër vjet. Ndërsa e ka të pamundur të ndezë dritat në shtëpi të vet sepse nuk ka energji elektrike, Berisha i thotë se ia ka prurë internetin në shtëpi. Ndërsa gati të gjithë banorët e lagjes janë të papunë dhe në varfëri ekstreme Berisha u tregon se sa shumë prej tyre janë punësuar dhe se sa mirë jetojnë sot.
Të vetmet arritje që ka sot në lagjen e Fatosit janë investimet e bëra nga vetë qytetarët. Në lagjen e Fatosit ka me dhjetëra vila të mrekullueshme të ngritura me para emigrantësh. Ka me dhjetëra lokale dhe biznese të mirërregulluara nga dora e qytetarëve të ndershëm e të thjeshtë si Fatosi. Ka me qindra të rinj dhe të reja plot me energji dhe gati për të punuar sapo t’u jepet një mundësi. Ka me mijëra banorë të mirë, punëtorë dhe inteligjentë, të cilët mezi po presin ditën kur do t’u jepet një shans për të punuar e çliruar talentet e tyre njerëzore.
Banorët e lagjes së Fatosit nuk presin punë nga Berisha, por kërkojnë që t’u rregullohet rruga. Ata nuk duan që Berisha t’u edukojë fëmijët sepse i edukojnë vetë, por duan që ai të përdorë paratë e taksave të tyre për të rregulluar kanalizimet, për të vendosur koshat e plehrave dhe shërbimin e pastrimit të tyre, të vendosë ndriçimin nëpër rrugë dhe t’ua faturojë energjinë elektrike sipas konsumit të tyre real. Duke u realizuar kjo ata e dinë se bizneset e tyre do të zhvillohen, çmimet e trojeve dhe shtëpive do të rriten, mundësitë për kreditim dhe investim në zonë do të jenë më të larta dhe si rrjedhojë edhe do të punësohen e do të punësojnë edhe të tjerë. Fatosi e di që për këtë nuk duhet ndonjë mrekulli, por thjesht një qeveri dhe një lider, që di të mbajë premtimet dhe që nuk humbet kohën duke llomotitur, por është gjithë kohës në veprim. Koha e fjalëve për Fatosin dhe gjithë vlonjatët ka kaluar dhe u ka shkaktuar shumë dëme dhe dhimbje. Sot për Vlorën është koha për veprim.