"Kronikë provinciale" shfaqet në Itali
"Kronikë provinciale", filmi i Artan Minarollit, me skenar të Ylljet Aliçkës do të shfaqet të mërkurën më 16 shtator në Sheshin e Republikës në Torino, organizuar nga shoqata kulturore shqiptaro-italiane "Vatra". Ditën e projektimit të filmit, ku interpretojnë aktorët Tedi Papavrami, Arta Dobroshi, Ndriçim Xhepa etj., do të marrë pjesë skenaristi Ylljet Aliçka. "Kronikë provinciale" do të shfaqet në Torino si pjesë e aktivitetit "Kinemaja e rrugës", i cili po zhvillohet këto ditë në Itali.
Filmi sjell një histori sa komike dhe reale të periudhës së tranzicionit. I vendosur në një qytet provincial, filmi trajton dukuri të jetës së përditshme, duke vënë përballë njëra-tjetrës tipare të ndryshme të karaktereve njerëzore. Ai sjell historinë e një piktori, interpretuar nga Tedi Papavrami, i cili, pasi kthehet në vendin e tij dashurohet me një vajzë, që interpretohet nga Arta Dobroshi. Të dy të rinjtë bien pre e mentalitetit të kohës, i cili nuk i lejon të tjerët të jetojnë të qetë. Xhirimet e filmit janë realizuar në qytetin e Beratit katër vjet më parë. Ndërsa muzika është kompozuar nga Fatos Qerimi.