E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situatë e rëndë paszgjedhore. Karzai nuk pranon ndërhyrjen e amerikanëve

Zyrtarët amerikanë po bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për të detyruar Pre-sidentin Karzai që të marrë pjesë në një qeveri të unitetit kombëtar me rivalin e tij Abdullah Abdullah pas një zgjedhjeje që la shumë për të dëshiruar. Situata është shumë e nderë dhe parashikohen kohë edhe më të vështira dhe të gjitha takimet e amerikanëve për ta detyruar Karzain që të pranojë ndarjen e pushtetit për shkak të parregullsive të jashtëzakonshme në votime kanë përfunduar me zënka dhe me tensione. Sipas amerikanëve, Karzai ngulmon se ka fituar që në raundin e parë të votës presidenciale dhe pretendon të shpallet President i vendit, ndërkohë që kundërshtari i tij kryesor është i bindur dhe ka prova që ai nuk ka fituar dhe mbi të gjitha procesi zgjedhor është manipuluar në shkallë masive. Amerikanët i kanë thënë Karzait që të mos "deklarojë fitore", por kjo nuk i ka pëlqyer Karzait, i cili që në këtë moment nuk ka takuar asnjë zyrtar amerikan dhe refuzojë të bisedojë me ta për çështjen e zgjedhjeve, duke qenë se e konsideron të mbyllur. Diplo-matët po tentojnë që ta qetësojnë situatën, duke e nxitur Karzain që të pranojë aleatë në ndarjen e pushtetit. Karzai pretendon se i ka fituar 50% të votimeve për të shmangur një raund të dytë voti-mesh, ndërkohë që amerikanët, por edhe rivali i Karzait, Abdullah Abdullah, ka fakte për manipuli-min e mbi 1 milion votimeve, që do të thotë se ajo çka pretendon Presidenti aktual nuk është e vër-tetë. Rezultatet zyrtare ende nuk kanë dalë dhe pritet që të dalin këtë javë. Nëse ato do t‘i japin fitoren Karzait, situata mund të jetë shumë e nderë në vend, por nëse nuk ia japin, atëherë do të ketë në muajin tetor një tjetër raund votimesh. Karzai ka bërë aleanca parazgjedhore me shumë persona të dyshimtë, të cilët ame-rikanët nuk i duan, pasi ata janë përfshirë në rebelime e vrasje gjatë viteve të shkuara. Siç duket, nëse Karzai do të marrë pushte-tin, ai do ta ndajë atë me këta njerëz që e kanë mbështetur në zgjedhje dhe kjo për amerikanët do të ishte një dalje e situatës jashtë kontrollit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›