E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miranda Kerr, zyrtarisht e fejuar me Blum, së shpejti, dasma



Orlando Blum dhe Miranda Kerr së shpejti do të martohen? Një lajm që shumë herë është bërë nga mediat e që më në fund duket se do të bëhet realitet. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i aktorit, që me sa duket është i bindur se “po”-ja e Kerr është përfundimtare. Aktori i “Pirati i Karaibeve” dhe modelja e “Victoria's Secret” zyrtarisht konsiderohen të fejuar dhe presin të martohen. Ylli i Hollivudit i propozoi disa herë bukuroshes së tij dhe zëdhënësi i aktorit ka deklaruar për “Entertainment Tonight”: “Orlando Blum dhe Miranda Kerr do të martohen”. Vitin e kaluar, Miranda dhe Orlando që frekuentohen që në vitin 2007, vendosën të jetonin bashkë dhe së shpejti do të kemi mundësi t’i shohim edhe në altar.

23 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›