Krujë, 48- vjeçari shfrytëzonte nusen e djalit si prostitutë
Pas më shumë se gjashtë muajsh shfrytëzim prostitucioni policia e Durrësit ka shpallur në kërkim tutorin e nuses së djalit, shtetasin 48-vjeçar nga fshati Aramenas i Krujës Ylli Zenuni. Prej gati gjashtë muajsh ky person ka qenë tutori i vajzës me inicialet L.K.e cila jetonte në motele dhe hotele të ndryshme në metropolin Tiranë-Durrës. Pas një sinjalizimi anonim në Zyrën e Antitrafiqeve të Policisë së Durrësit, efektivat blu kanë vijuar hetimet duke i dhënë fund kështu edhe robërisë së vajzës së mitur. Sipas dëshmive të të miturës në polici, ajo ka dashur që të shkëputej që në fillim nga kjo rrugë por nuk ia ka arritur qëllimit. As bashkëshorti i saj nuk ka mundur që ta parandalojë këtë gjë pasi ai i druhej të atit. Por policia kishte rënë në gjurmë të kësaj ngjarjeje dhe i kishte ngritur pritë shfrytëzuesit të nuses së djalit në një prej moteleve të zonës. Por me tu nisur drejt hotelit ku po qëndronte e mitura, policia nuk ka arritur të kapë shfrytëzuesin. Ky i fundit duket se ka nuhatur aksionin për kapjen e tij, duke u larguar në kohë, bashkë me paratë e fituara së fundmi nga shfrytëzimi i së miturës.