E Diel, 1 Nëntor 2026

Ashensori shtyp inxhinierin, plagoset mekaniku i anijes

Dy aksidente ne pune i kane kushtuar jeten nje inxhinieri, kurse nje mekanik anijesh mbeti i plagosur rende. Ngjarjet ndodhen diten e djeshme ne Elbasan dhe Durres, kurse policite vendore deklaruan se nisen hetimet per "kushtet e sigurise ne pune", me qellim zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve te aksidenteve. Deri dje ne mbremje nuk ka pasur asnje te ndaluar apo te shoqeruar, pasi ngjarjet u konsideruan si aksidentale. Per pasoje mesohet se ka humbur jeten inxhinieri Sokol Jani, banues ne Elbasan, qe u godit nga ashensori dhe u plagos rende nga motori i anijes mekaniku Ramiz Lelja, qe ndodhet ne spital.

Aksidenti i pare ka ndodhur mengjesin e dites se djeshme ne qender te qytetit te Elbasanit, kur inxhinieri Sokol Jani rreth 45 vjec, ka humbur jeten pasi u godit nga ashensori teksa perpiqej te rregullonte nje defekt ne te. Per ngjarjen u njoftua policia vendore qe mberriti ne pallatin 12-katesh per te kryer hetimet e rastit. Deshmitaret thane se dergimi i te ndjerit ne spital ka qene i kote, pasi ashensori e kishte zene nen vete inxhinierin me gjithe peshen e tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Pas keqyrjes se vendngjarjes dhe deklaratave te deshmitareve, policia tha se gjithcka ka ndodhur aksidentalisht, por hetimet po vijojne per te vleresuar kushtet e sigurise ne pune. "Inxhinieri ka qene duke rregulluar nje defekt kur ashensori e ka zene poshte.

Nderhyrja per t'i shpetuar jeten ka qene e kote, pasi ai vdiq ne vend", njoftuan burime zyrtare te policise se Elbasanit. Defektin ne ashensor e konfirmuan edhe pronaret e objektit dhe banoret ne pallat.

Pak ore me pare, ne portin detar te Durresit ishte regjistruar nje tjeter aksident ne pune, pasi ne kalaten lindore, ne peshkarexhen "Rovinson", ne pronesi te Fatmir L., eshte demtuar duke punuar ne motorin e anijes mekaniku Ramiz Lelja, 60-vjec, banues ne lagjen nr. 14 te Durresit. Sipas pronarit te mjetit lundrues, ka qene nje defekt ne motor ai qe detyroi te moshuarin mekanik, te kryente nderhyrjen e rastit, por eshte goditur nga mekanizmat gjate riparimit dhe plagosur rende. Koleget e kane derguar menjehere ne spitalin e Durresit, ku ka marre ndihmen e nevojshme mjekesore dhe diten e djeshme ka qene jashte rrezikut per jeten. Burime zyrtare te policise thane se hetimet po kryhen per vepren penale te "shkeljes se rregullave te mbrojtjes ne pune", deri ne zbardhjen e plote te rrethanave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›