Erseke/ Pas sherrit me biznesmenin, i djeg lokalin afer stadiumit
Sherri mes dy personave ne qytetin e Ersekes, perfundon me zjarrevenie te qellimshme ndaj lokalit afer stadiumit. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare, kur ne komisariat eshte denoncuar djegia e lokalit ne pronesi te V. Malushit, i cili e kishte marre me qira. Menjehere zjarrfikeset nderhyne per te shuar flaket, por demet ishin te medha ne pajisje dhe godine. Pas hetimit te kryer rezultoi se autor i dyshuar eshte B. Agolli, banues ne Erseke, i cili do te akuzohet per "shkaterrim te prones me zjarr". Shkak per ngjarjen sipas policise eshte bere nje grindje para disa ditesh, mes pronarit te lokalit dhe te dyshuarit.