Nxenesit plackitin argjendarine dhe shkollen
Librazhd- Nxenesit plackitin kabinetet e shkolles, pas ndalimit zbulohen edhe si autore te vjedhjes se nje argjendarie. Drejtoresha e shkolles 9-vjecare "Qybra Sokoli", ne Perrenjas, F. A., ka bere mengjesin e dites se djeshme denoncim per vjedhje te nje kompjuteri, pajisjeve te shumta qe sherbenin per mesimdhenie dhe nje ore muri. Pas krahasimit te gjurmeve te gishterinjve, rezultuan si autore te dyshuar tre nxenes te mitur. Burime zyrtare bene me dije se koduan operacionin e zhvilluar si "Hackers 14" dhe ndaluan A. T., e N. S., 13 vjec dhe G. Gj., 12 vjec, banues ne Perrenjas, nxenes te klases se shtate dhe te gjashte. Gjate marrjes ne pyetje dhe krahasimit te metejshem te gjurmeve, agjentet zbuluan se femijet ishin autore edhe te vjedhjes se nje dyqani floriri, ku jane marre disa bizhuteri floriri si unaza, varese, byzylyke dhe materiale te tjera. Ngjarja eshte denoncuar ne daten 2 dhjetor nga pronari i dyqanit, por policia vetem diten e djeshme ka mundur te zbuloje te dyshuarit, fare rastesisht. Mesohet se ne cilesine e proves materiale u sekuestruan sendet e vjedhura nga te miturit dhe po hetohet per te zbuluar rrethana te tjera per ngjarjet e ndodhura. Femijet do hetohen ne gjendje te lire per akuzen e "vjedhjes se kryer ne bashkepunim".