Hajduti plagos me thike ne treg 21-vjecarin
Durres- Hajduti plagos me thike ne mes te tregut te qytetit te Durresit nje 21-vjecar. Shkak eshte bere nje sherr per motive te dobeta mes te rinjve, ku 18-vjecari i denuar me pare per "vjedhje", Xhuliano M., banues ne lagjen nr. 17, ka plagosur me thike ne kembe Fatjon M., banues ne Rrashbull. I demtuari eshte derguar menjehere ne spitalin rajonal te Durresit, ku dhe ka marre ndihmen e nevojshme mjekesore dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Ngjarja ka ndodhur ne sy te shume deshmitareve, ndersa policia ndaloi dhe vuri nen akuzen e "plagosjes se lehte me dashje" te dyshuarin Xhuliano M. Burime zyrtare bene me dije se adoleshenti njihet si kontingjent kriminal ne fushen e vjedhjeve dhe zenka mes te rinjve, dhe ka pasur per objekt nje konflikt te meparshem mes tyre qe eshte rindezur dy dite me pare afer tregut te fruta-perimeve ne qytet.