Krujë, banorët në protestë, kërkojnë kompensimin e pronave
KRUJE- Banorët e fshatit Picrragë në Krujë kanë dalë sot në një protestë përpara ambienteve të fabrikës së cimentos në këtë fshat, duke bllokuar rrugën për disa orë. Shkaku i protestës së qindra banorëve të këtij fshati është mungesa e likujdimit sipas kontratës që ata kanë firmosur me bashkinë dhe fabrikën e cimentos pas kalimit të tokave të tyre në brendësi të kësaj fabrike.
Vetë banorët janë të paqartë se ku qëndron ngërci për zgjidhjen e këtij problemi dhe hedhin hije dyshimi tek autoritetet lokale shqiptare, se këto të fundit mund të kenë tërhequr kompensimet që firma e fabrikës kishte llogaritur për ta në bazë të kontratës.
Banorët thonë se nëse cështja e kompensimit të tyre nuk zgjidhet nga ana e fabrikës dhe e bashkisë, ata mund të hidhen edhe në grevë urie.
(e.n/News24/BalkanWeb)