E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mayer rrëfehet për Playboy, xhindoset Simpson

LOS ANGELES - Rrëfimi i çasteve intime të kaluara me Jessica Simpson nga ish i dashuri i saj, John Mayer, ka xhindosur këngëtaren amerikane.
Ata janë ndarë në vitin 2006 por disa vite më vonë, Mayer rrëfeu për revistën “Playboy” çastet intime të kaluara me këngëtaren bionde dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak asaj.
“është vërtetë e inatosur. Nuk e ka menduar asnjëherë se do të sillej kështu”, shprehet një mikeshë e Simpson.

John Mayer, para se të njihej me këngëtaren, ishte një muzikant jo shumë i njohur, por pas lidhjes me Simpson ai krijoi një simpati të madhe, duke krijuar lidhje madje edhe me emra më të mëdhenj si Cameron Diaz apo Jennifer Aniston.

“Më parë ishte një muzikant i zoti, por e futi Jess në botën e spektaklit. E bëri të famshëm. Duke rrëfyer për Playboy aspektet e jetës private poshtë çarçafit me Jessican, ai ka qenë shumë i ashpër”, shton mikesha e këngëtares në një intervistë për revistën “OK!”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›