"Ligjet", tani dhe sherbim permbarimor privat ne vend
Projektligji per sherbimin permbarimor gjyqesor privat, qe synon liberalizimin e ketij sherbimi, u paraqit dje ne Komisionin parlamentar te Ligjeve. Sipas relacionit shoqerues, praktika e nje sherbimi permbarimor te liberalizuar ka gjetur zbatim ne disa vende evropiane, por ne kushtet e vendit tone eshte menduar qe ky sherbim te jete i sistemit te dyfishte, shteteror dhe privat. Zbatimi i nje sistemi te tille te dyfishte do te jete tranzitor, deri ne krijimin e nje kornize ligjore dhe nje vleresimi perfundimtar, nese ky transformim do te jete eficent per kushtet e vendit tone, thuhet ne relacionin perkates. Liberalizimi i parashikuar ne p/ligjin e qeverise nenkupton qe funksionet e sherbimit permbarimor shteteror te mund te kryhen edhe nga operatore private, te licencuar per kete qellim. Ky proces paraqet disa perparesi, si ulja e shpenzimeve buxhetore, ulja e ngarkeses se punes se sherbimit permbarimor shteteror, rritja e cilesise se tij permes nje sherbimi me te motivuar, futja ne treg e operatoreve te rinj ne kushtet e konkurrences, ulja e fenomeneve korruptive ne kete sherbim, etj. Sipas projektligjit, detyra qe do te ushtrojne permbaruesit private do te vleresohet si nje funksion publik i deleguar, nisur nga rendesia qe ka procedura e ekzekutimit te titujve ekzekutive. Sherbimi permbarimor privat mund t'i ushtroje funksionet e tij ne te gjithe territorin e vendit dhe nuk do te kete nje ndarje te juridiksionit sipas njesive vendore apo rretheve gjyqesore.