E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata mbyll hetimet Durres-Kukes

Tirane- Prokuroria e Pergjithshme nuk duhet te hetoje me per dosjen Durres-Kukes. Dje, Gjykata e Tiranes pranoi kerkesen e te pandehurve Armand Telitit dhe Andi Tomes, per te shfuqizuar urdhrin e prokurorise per zgjatjen e hetimit edhe nje muaj. Gjyqtari Sokol Tona e cilesoi te drejte kerkesen e ish zevendesministrit te Transporteve, Armand Teliti dhe ish drejtorit juridik ne kete Ministri, Andi Tomes. Nga ana tjeter prokurori i ceshtjes Arben Kraja beri me dije se do ta apelonte vendimi e marre nga gjykata. "Data 6 dhjetor do te jete afati i fundit i hetimit me tre te pandehurit Teliti, Toma dhe Saraci dhe ministrin nen hetim Lulezim Basha", ka deklaruar dje prokurori Kraja.

Ne seancen e djeshme gjyqesore gjykata vendosi te pranoje gjykimin e kerkeses se bere nga ana e dy te pandehurve qe ceshtja te gjykohet ne kete gjykate. Sipas tyre kerkesa per zgjatje te hetimeve eshte bere ne menyre individuale dhe ata nuk kishin imunitet. Ndersa prokurori Kraja i beri dy dite me pare kerkese gjykates, qe te shpallte moskompetencen e saj lendore pasi ne kete dosje ishte nen hetim edhe nje deputet. Per kete sipas prokurorit kerkesa duhet te shqyrtohej nga Gjykata e Larte. Dje avokati mbrojtes i Telitit dhe Tomes, Genc Gjokutaj i paraqiti gjykates nje vendim te Gjykates se Larte ne lidhje me ceshtjen "Gerdeci", e cila eshte administruar ne dosje por nuk perbente arsye per mospranimin e kerkeses se prokurorit. Pas vazhdimit te procesit gjyqesor prokurori Kraja i ka shpjeguar gjykates, arsyet pse i shtyu hetimet edhe nje muaj me teper. Sipas tij ne kete dosje ka persona te tjere qe po kryhen hetime. "Zgjatja e afateve te hetimit eshte bere, per te kryer veprime te tjera ne lidhje me ministrin e Jashtem, Lulzim Basha" ka shpjeguar prokurori Kraja. Gjyqtari kerkoi te saktesohej nese Basha eshte i pandehur apo nen hetim dhe mori pergjigjen se ministri eshte person nen hetim. Me tej ai ka sqaruar se hetimet kane vazhduar dhe nuk ishte vetem ceshtja per t'u menduar ne lidhje me akt-ekspertizen e cila iu ishte vene ne dispozicion dy te pandehurve te cilen kishin asgje per te thene ne lidhje me te. Perfaqesuesi i akuzes i ka kerkuar gjykates mos rrezimin e urdhrit te nxjerre prej tij, per zgjatjen e afateve te hetimet per te pandehurit pasi me daten 6 Dhjetor, ai do t'i jepte zgjidhje mbi hetimet e dosjes Durres-Kukes, ku jane te pandehurit Toma dhe Teliti nen akuzen e "shperdorimit te detyres" kryer ne bashkepunim. Vendimi i marre dje nga ana e Gjykates se Faktit do te thote se Prokuroria e Pergjithshme duhet t'i jape fund sa me shpejt procesit hetimor paraprak dhe te dergoje dosjen hetimore ne gjykate per shqyrtim te saj. Pervec kesaj, veprimet hetimore qe jane kryer nga 6 Nentori e deri tani, konsiderohen te pavlefshme per ne gjykate. Hetimet per dosjen Durres - Kukes kane nisur ne 9 Mars te vitit 2007. Nen hetim per kete dosje jane marre ish-ministri i Transporteve, aktualisht minister i Jashtem, Lulzim Basha, ndersa te pandehur ish-zevendes ministri, Armand Teliti, ish-drejtori juridik Andi Toma dhe ish-drejtoresha e Rrugeve, Lejla Saraci. R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›