"Humb" Klosi dhe Shehu
Tirane- Gjykata e Krimeve te Renda nuk mund te kontaktoje dot me ish shefin e SHIK-ut ne ate kohe Fatos Klosi, si dhe me ish zevendes drejtorin e Policise se Shtetit Agim Shehu. Ky paradoks ka ndodhur dje ne Gjykaten e Krimeve te Renda ku dy ish kreret ishin thirrur per te dhene shpjegime ne procesin gjyqesor per tre te pandehur te akuzuar per rrembimin e shqiptaro-maqedonasit Remzi Hoxha. Trupi gjykues, i kryesuar nga ana e gjyqtarit Xhelal Elezi, i ka bere me dije prokurorit te ceshtjes se keta deshmitare nuk iu jane gjetur adresat e tyre te banimit. Gjykata nuk kishte mundur dot te gjente banesat ku ata jetojne. Per kete gje gjykata ka vendosur te dergoje serish nje flete-thirrje, dy personave per seancen e radhes, ndersa do te perpiqet qe te gjeje vendndodhjen e tyre nepermjet policise, duke saktesuar edhe te dhenat mbi vendbanimet e tyre. Dy ish kreret do te pyeten ne cilesine e deshmitareve te akuzes, te cilet kane dijeni ne lidhje me ngjarjen e vitit 1995, kur eshte marre peng biznesmeni shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Gjate kesaj kohe Klosi dhe Shehu rezulton te kene kryer veprime hetimore nga ana e tyre, si dhe te jene takuar me te afermit e Hoxhes, kur kane kerkuar informacione mbi te dhenat qe mund te kene pasur per te. Te dy keta persona kane dhene deklarime gjate fazes se hetimit kur jane thirrur nga grupi hetimor. Seanca e djeshme gjyqesore eshte shtyre per mungese te avokatit mbrojtes te se pandehurit Ilir Kombaro, Remzi Ponari. Sipas trupit gjykues avokati dyshohet te ishte semure edhe pse nuk kishte paraqitur asnje deklarate per mungesen e tij ne proces. Seanca e radhes do te shqyrtohet pas dy javesh ku pritet qe te vijne per te deshmuar 9 deshmitare, ku ne liste eshte emri i Bashkim Gazidedes. Per kete pritet qe gjykata te lexoje certifikaten e tij te vdekjes, e me pas akuza te lexoje deklarimet e tij, te dhena ne prokurori. Te pandehurit e ketij procesi gjyqesor jane Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve, Arben Sefgjini, Avni Koldashin, si dhe te pandehurin Ilir Kumbaro, i cili po gjykohet ne mungese. Te pandehurit akuzoheshin se kane konsumuar veprat penale te "rrembimit te personit" kryer tre here ne bashkepunim si dhe "torturimit te personit me pasoje vdekjen". Tre te pandehurit dyshohet se kane marre peng shtetasit Remzi Hoxha, Avdyl Loshaj dhe Ziso Kristopuli ne vitin 1995. Keta dy te fundit dyshohet te jene rrahur barbarisht dhe te kene firmosur disa deklarata e me pas te jene liruar. Ndersa shtetasi Remzi Hoxha nuk eshte gjetur ende deri me sot.
Rrembimi i biznesmenit Remzi Hoxha
Remzi Hoxha eshte rrembyer mesditen e dates 21 Tetor te vitit 1995, ne afersi te firmes se tij te quajtur "Albatros", e cila prodhonte konstruksione duralumini. Sipas prokurorise, te pandehurit ne ate kohe, me detyre ne SHIK, kane marre peng dhe me pas kane torturuar biznesmenin shqiptaro - maqedonas Remzi Hoxha, i cili dyshohet te kete gjetur vdekjen nga torturimet dhe te jete varrosur nga te pandehurit ne bazen sekrete te SHIK-ut, ne Vain te Lezhes.
R.Caushaj
Rrembimi i biznesmenit Remzi Hoxha
Remzi Hoxha eshte rrembyer mesditen e dates 21 Tetor te vitit 1995, ne afersi te firmes se tij te quajtur "Albatros", e cila prodhonte konstruksione duralumini. Sipas prokurorise, te pandehurit ne ate kohe, me detyre ne SHIK, kane marre peng dhe me pas kane torturuar biznesmenin shqiptaro - maqedonas Remzi Hoxha, i cili dyshohet te kete gjetur vdekjen nga torturimet dhe te jete varrosur nga te pandehurit ne bazen sekrete te SHIK-ut, ne Vain te Lezhes.
R.Caushaj