Krujë, gjendet një kufomë e dekompozuar në lumë
KRUJE - Gjendet një kufomë në lumin Zezë në Krujë. Kufoma është zbuluar nga banorë të zonës mesditën e sotme, në breg të lumit.
Shkalla e lartë e dekompozimit e bën të vështirë përcaktimin e seksit dhe zbardhjen e identitetit të viktimës. Paraprakisht policia dyshon se viktima mund të jetë mbytur prej disa muajsh.
Ndërkaq do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes, për të zbuluar nëse bëhet fjalë për një vrasje apo një ngjarje aksidentale.
(er.nu/news24/BalkanWeb)