Basha pret ambasadorin Selimi: Të forcohet bashkëpunimi Tiranë-Prishtinë
TIRANE - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Republikës së Kosovës në vendin tonë, Sylejman Selimi.
Sipas njoftimit të Bashkisë, në këtë takim, Basha dhe Selimi diskutuan për nevojën dhe domosdoshmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit mes Tiranës dhe Prishtinës, në fushën e artit, kulturës, sportit e në mënyrë të veçantë atë ekonomike.
Një plan konkret bashkëpunimi, siç është rënë dakord edhe në takimin që Kryetari i Bashkisë zhvilloi me homologun e tij nga Prishtina Isa Mustafa, do të konkretizohet me një marrëveshje të detajuar, e cila do të firmoset gjatë vizitës që Basha do të zhvillojë së shpejti në Prishtinë.
Basha dhe Selimi kanë biseduar edhe për një sërë aktivitetesh të përbashkëta, në kuadër dhe të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Kryebashkiaku Basha e siguroi ambasadorin Selimi për mbështetjen e plotë të tij personale dhe të Bashkisë së Tiranës, në përmbushje të misionit të tij.
(er.nu/BalkanWeb)