Kush është kandidati për të drejtuar Shtetet e Bashkuara?
SHBA- Kandidati Rick Santorum në garen republikane për president i ka dhënë fund ‘luftës’ së tij për Shtëpinë e Bardhë, duke lënë Mitt Romneyn si pretendentin kryesor që do të përballët me Obamën në zgjedhjet presidenciale të Nëntorit.
Ish- senatori i Pensilvanisë e bëri njoftimn e tërheqjes përmes një konference për shtyp në qytetin Gettysburg, raporton sot BBC.
‘Teksa kjo garë presidenciale është e përfunduar për mua, ne nuk do t’i ndalim përpjekjet për të fituar’- tha Santorum.
Ai ishte shumë mbrapa Romneyt sa i takon financimeve dhe rrezikonte të humbiste shtetin për herë të dytë në gjashtë vjet, thonë analistët. Pasi në vitin 2006 Santorum humbi postin e tij si senator në Pensilvani me një diferencë prej 18 pikësh.
Në garën aktuale për nominim Santorum ka mbetur shumë pas Romneyt sa i takon edhe numrit të delegatëve që nevojiten për të nënshkruar emerimin në konventen republikane që do të mbahet në Florida në fund të Gushtit. Tashmë gjithçka duket se flet pro Romneyt. Njeriu që bëri një pasuri të vërtetë në një firmë kapitalesh private shihet tashmë si pretendenti kryesor që do të përballet me Obamën në zgjedhjet e Nëntorit.
Kush është Mitt Romney?
Mitt Romney është një biznesmen dhe një politikan amerikan. Ai ishte senatori i Massachusetts nga viti 2003-2007 dhe një nga kandidatët republikan për president që po garon të dalë përballë Obamës në zgjedhjet presidenciale 2012.
I biri i George W.Romneyt (ish-guvernatori i Michiganit) dhe i Leonore Romne, Mitt Romney u rrit në Bloomfield Hills të Michiganit dhe më vonë shërbeu si një misionar Mormon në Francë. Ai u martua me Ann Davies në vitin 1969 dhe kanë bashkë 5 fëmijë.
Ai u diplomua në universtetin e Brigham Young dhe më pas mori specializimet JD dhe MBA në univeristetin e Havardit. Romney hyri në botën e menaxhimit të biznesit, e cila e çoi në një pozicion në Bain & Company. Duke shërbyer si CEO (drejtues ekzekutiv), Romney e nxorri kompaninë nga kriza.
Ai është bashkëthemeluesi dhe drejtuesi i një kompanie kapitalesh ‘Bain Capital’, një investim i fortë privat që u shndërrua në shumë fitimprurës. Pasuria e tij e ndihmoi që të financojë shumicen e fushateve të tij elektorale. Romney garoi si kandidat republikan në zgjedhjet e vitit 1994 për senator në Massachusetts përballë Ted Kennedyn i cili për një kohe të gjatë mbante atë post.
Romney organizoi dhe drejtoi Olimpiket Dimërore të vitit 2002 si kreu i Komitetit Organizatin në Salt Lake duke bërë që lojrat e ‘trazuara’ të ktheheshin në një sukses financiar. Romney u zgjodh guvernator i Massachusetts në vitin 2002 por nuk kërkoi rizgjedhje në vitin 2006.
Ai reduktoi më 1.5 miliardë dollarë defiçitin e vendit duke shkurtuar shpezimet dhe duke rritur taksat. Po ashtu ai nënshkroi një marrëveshje për reformën në Shëndetësi e cila ofronte pothuajse sigurim shëndetësor universal përmes subvencioneve të shtetit dhe ishte i pari i këtij lloji në SHBA.
Romney garoi për nominimin republikan në zgjedhjet presidenciale të 2008-ës duke fituar disa beteja paraprake por humbi përfundimisht përballë John MacCain. Ndërkohë më 2 Qershor 2011 Romney njoftoi se do të kërkojë emërimin republikan në zgjedhjet e 2012-ës për kreun e Shtëpisë së Bardhë. Aktualisht Romney është shumë pranë nominimit republikan, kandidatët e tjerë Paul dhe Gingrich kanë refuzuar të terhiqen nga gara edhe pse s’ka pothuajse asnjë gjasë që të triumfojnë mbi Romneyn.
Dorina Bilbili/IDEA/