Rekord i ri nga permbytjet e uraganit Sandy
Ka arritur në 16 numri i viktimave të uraganit Sendi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë që është shënuar dhe një viktimë në Kanada. Lajmet janë konfirmuar nga mediat amerikane. Viktimat shumica e të cilave si pasorë e rrëzimit të pemëve janë në Nju Xhersi, Nju Jork, Merilend, Karolinë e Veriut, Virxhinia Perëndimore, Pensilvani dhe Konektikat. Sendi tashmë është klasifikuar si stuhi post tropikale, por mbetet e rrezikshme për bregun lindor të Shteteve të Bashkuara ët Amerikës ku kërcënon jetët e 60 milion personave. Parku Bateri në Manhatan, Nju Jork, është zhytur nën katër metra ujë si pasojë e dallgëve të mëdha të shkaktuara nga stuhia Sendi. Eshtë thyer kështu dhe rekordi i uraganit Donna në vitin 1960. Ndërkoghë që janë përmbytur dhe tre aeroportet kryesore në zonë, La Guardia, Kenedi dhe Njuark Liberti ku ishin anuluar më parë të gjitha fluturimet. Nën ujë ndodhen edhe shumë stacione të metrosë së Nju Jorkut si dhe tuneli që lidh Manhatanin e poshtëm me Bruklin. Rreth 50 ndërtesa janë në flakë në parkun Rokuej, në Nju Jork. Zjarrfikësit janë mobilizuar për të shpëtuar rezidentët me anë të varkave.