E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samaras deklaron arritjen e marreveshjes me trojken

Arrihet përfundimisht marrëveshja mes qeverisë greke dhe trojkës ndërkombëtare. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri grek Antonis Samaras i cili ka deklaruar se kemi arritur gjithçka të mundshme. Nëse masat e bilancit do të aprovohen nga parlamenti Greqia do të dalë nga kriza ka siguruar Samaras. Me këtë aprovim mes palëve do të nis zbatimi i masave të reja shtrënguese për vendin dhe falë këtyre sakrificave të reja Athinës do t’i hapet drita jeshile për marrjen e këstit të radhës së ndihmës prej 31,5 miliardë dollarë nga kreditorët ndërkombëtarë. Ndër të tjera kryeministri grek shprehet i kënaqur pasi kjo marrëveshje e re sipas tij do t’i garantojë Greqisë përmirësime të mëdha kundrejt kushteve të mëparshme. Negociatat e mbyllura thotë më tej Samaras parashikojnë masa për të ndërmarrë dhe projektligjin financiar për vitin 2013. tashmë i takon parlamentit të marrë vendimin e duhur, thotë kreu i qeverisë greke. Problemi është se cfarë mund të ndodhë nëse marrëveshja nuk do të aprovohet nga parlamenti pasi vendi do të shkonte drejt kaosit shprehet Samaras. Ai shton se një gjë e tillë do të ishte shumë i dhimbshëm për të gjithë popullin grek si nga profili ekonomik por edhe më keq në kuadrin politik. Këto rreziqe duhet të shmangen ka thënë kryeministri duke bërë të përgjegjshëme partitë politikë dhe çdo deputetë. 
 Ndërkohë kreu i Pasok, Venizelos i ka bërë thirrje grupit parlamentar të partisë së tij që të votojnë të gjithë paketën e masave shtrënguese për të ndryshuar kështu klimën politike dhe për të arritur në marrjen e këstit të ndihmës, për rikthim të marrëdhënieve pozitive me tregjet si dhe daljen e vendit nga kriza. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›