E Diel, 1 Nëntor 2026

Krujë, plagosen pesë persona në aksident

Autori i Lajmit: red.
Pesë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur gjatë natës së djeshme në rrethin e Krujës. Burime nga policia bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur në aksin Tiranë - Fushë-Krujë, ku një makinë tip Benz me targë Tr 4342 I, u përplas me një kamion të parkuar në anë të rrugës. Sipas policisë, makina drejtohej nga shtetasi Ali Napuka dhe me të udhëtonin edhe pasagjerë të tjerë. “Si pasojë e përplasjes me kamionin mbetën të dëmtuar pasagjerët e automjetit, të cilët u transportuan me urgjencë në spital”, - thanë burimet policore. Sipas burimeve nga spitali mësohet se dy prej të dëmtuarve ndodhen në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes nuk bën ende me dije shkaqet e aksidentit.

Ky lajm është publikuar: 12/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›