Trafikonin drogë, pranga katër personave
Autori i Lajmit: red.
Përfundojnë në pranga katër persona të dyshuar për trafik lëndësh narkotike. Një 16-vjeçar dhe tre persona të tjerë janë arrestuar dje në flagrancë nga shërbimet e komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se Hasan Silo, 22 vjeç, Amarildo Muka, 27 vjeç, Gazmir Halilaj, 24 vjeç dhe 16-vjeçari me inicilaet K.S , u ndaluan në Rrugën e Durrësit, pranë pallateve “Kajtazi”, duke vjedhur pasqyrën e automjetit tip “Benz 320”, ngjyrë e zezë, me targë TR 8006 P, në pronësi të një shtetasi. Ndërsa u bë bllokimi i një motori tip “Vespa”, i cili u përket të dyshuarve, ku gjatë kontrollit të imtësishëm u gjetën 6 doza të dyshuara si lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë 11.2 gr. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për konsumim të veprave penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike” si dhe “Vjedhje”.
Ky lajm është publikuar: 12/08/2008