Gërmimet për rrugën Lezhë-Kallmet, rrezik për banesat përreth
LEZHE- Punimet për ndërtimin e rrugës rurale Lezhë-Kallmet po mban në tension banorët e disa fshatrave përreth të cilët që nga momenti i nisjes së punimeve më 9 prill 2009 kanë ngritur rrezikun e shembjeve masive të dherave duke rrezikuar kulturat bujqësore dhe dhjetra banesa.
Ndërhyrja nga ana e firmës sipërmarrëse të punimeve për pastrimin e skarpatës së rrugës si dhe rreshjet e fundit kanë ndikuar në rritjen e erozionit.
Banorët e zonës kërkojnë rishikimin e projektit si dhe ndërtimin e mureve mbajtëse të rrugës.
Sipas banorëve, rreshjet e shiut kanë ndikuar në shembje jo vetëm të dherave në drejtim të rrugës por edhe në pjesë të caktuara të tabanit të saj.
Konkretisht në fshatin Rraposht rruga në një segment prej 15 metra/linearë ka pësuar shembje dhe plasaritje të madhe.
(e.n/News24/BalkanWeb)