Ranieri i përgjigjet Murinjos: E kuptoj tensionin e tij!
ROME- Ndërsa Interi do të presë në shtëpi Bolonjën, Roma do të udhëtojë të shtunën për në Bari, ku do të kërkojë të ruajë hapin me zikaltërit. Për trajnerin Klaudio Ranieri është rikuperuar plotësisht Françesko Toti, i cili do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë në krah të Luka Tonit. Ranieri do të hedhë në fushë edhe Mirko Vuçiniç, ç’ka e bën Romën një skuadër tepër ofensive në San Nikola. “Edhe pse me 3 sulmues, mendoj se do të jemi kompaktë”, deklaroi trajneri Klaudio Ranieri. Tekniku verdhekuq iu përgjigj edhe akuzave të Murinjos, që ka folur për një Inter që lufton kundër shumë gjërave.
“E kuptoj tensionin që rreth një trajner shumë të fortë, por duhet të qëndrojë i qetë sepse nuk ka asgjë. Nëse Murinjo e ka fjalën për arbitrat, po i kujtoj gjestin e prangave në ndeshjen me Sampdorian. Pra, edhe arbitrat gabojnë, ashtu siç gabojnë trajnerët”, u shpreh trajneri i Romës. Pas fitores javën e shkuar ndaj Interit, në kampin kryeqytetas tashmë besojnë më shumë se kurrë te titulli, sidomos duke parë edhe kalendarin më të lehtë. Për transfertën e së shtunës, në Bari pritet të udhëtojnë rreth 15 mijë tifozë të Romës.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)