E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krujë, vrau vëlla e motër, vetëdorëzohet autori

DURRËS- Është vetëdorëzuar në policinë e Durrësit autori i vrasjes së dyfishtë të ndodhur në Krujë më datë 12 maj të këtij viti. Gëzim Zeneli ka vrarë më armë dy persona, vëllla e motër. Dyshohet për motive pronësie.

Sipas policisë vetëdorëzimi i tij erdhi pas negociatave dhe masave të marra, pasi për personin që do jepte informacione për vendndodhjen e këtij të fundit, do merrte si shpërblim 10 mijë euro.

Mbi të rëndon akuza e vrasjes së dy personave Xhevahire Stapa 41 vjece dhe Xhemal Cepani. Policia pritet të zbardhë më shumë detaje nga krimi, pas marrjes në pyetje të autorit të vrasjes së dyfishtë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›