Te ardhurat buxhetore, Janar- Prill mungojnë 90 milionë USD
TIRANE- Deklaratat e zyrtarëve shqiptarë lidhur me mungesën e krizës ekonomike në vend bien poshtë nga statistikat e vetë Ministrisë së Financave për 4-mujorin e parë të këtij viti.
Sipas shifrave zyrtare të pasqyruara sot në një shkrim në Gazetën Shqiptare, nga janari deri në fund të shkurtit të këtij viti të ardhurat në buxhetin e shtetit kanë rezultuar me një mosrealizim në masën 9.9 miliardë lekë ose 90 milionë dollarë.
Ndërkohë që Banka e Shqipërisë vazhdon të furnizojë qeverinë me një transferim fitimesh afro 1 miliardë lekë më shumë se sa ishte parashikuar në buxhet.
Si asnjëherë tjetër tatimet dhe taksat rezultojnë me mosrealizim. TVSH shënon 1.7 miliardë lekë më pak se planifikimi. Edhe tatimi mbi të ardhurat personale që mbetej e vetmja taksë me tejkalim tashmë rezulton me humbje në masën 1.2 miliardë lekë.
As akcizat megjithë rritjen e cmimit të karburantëve në tregjet ndërkombëtare nuk kanë mundur të rimarrin veten duke shënuar mosrealizim në masën 879 milionë lekë.
Problematike paraqitet shifra e grumbullimit të kontributeve për sigurimet shoqërore ku mungojnë 1.96 miliardë lekë. Me ulje figurojnë të gjitha të ardhurat tatimore si tatim fitimi, taksa nacionale, ato doganore dhe ato vendore, me mosrealizim 3.4 miliardë lekë, si pasojë e mosmbledhjes së taksës mbi pasurinë dhe atyre lokale. Mosrealizim i dukshëm vihet re dhe në fushën e investimeve ku për 4 muaj shifra është 655 milionë lekë më pak se parashikimi.
(e.n/GSH/BalkanWeb)