Krujë,kapen me drogë dhe armë, 2 të arrestuar

Forcat e policisë së Krujës arrestuan mbrëmë dy vëllezër nga fshtrat e këtij rrethi, në banesat e të cilëve është gjetur një sasi lënde narkotike dhe disa armë dhe municione luftarake pa leje.
Sipas burimeve nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit, Astrit dhe Hamit Ferra, përkatësisht 39 dhe 27 vjeç, lindur në Mafsheq dhe banues në fshatrat e komunës së Thumanës, 9 km larg Fushë Krujës, janë arrestuar pas kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre në kuadër të masave të marra për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Burimet saktësuan se në banesën e 39-vjeçarit Astrit Ferra, bashkë me një sasi prej 111.4 gram farë e dyshuar si canabis sativa gati për mbjellje, janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale edhe një armë zjarri automatike model 56 si dhe gjashtë arka me 4.350 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm. Ndërsa në banesën e shtetasit Hamit Fera, në Shkozë të Thumanës, u gjetën më pas edhe një pistoletë dhe 23 copë fishekë luftarakë.
Të dy vëllezërit do të përballen me drejtësinë për akuzat e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si dhe të armëmbajtjes pa leje, thanë burimet e mësipërme.