Tadic reagon per antentat serbe:U shkelen te drejtat
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Boris Tadic ka deklaruar në Leskoc se është i habitur me reagimin e qetë të EULEX-it me rastin e mënjanimit të transmetuesve të telefonisë mobile serbe në Kosovë.
14 transmetuesit ilegalë të telfonisë serbe të vendosura kryesisht në zonat e banuara nga serbët u hoqën dje nga Autoriteti Rregullativ i Kosovës
Qeveria e Kosovës deklaroi se aksioni nuk ka motive politike por ishte goditje e veprimtarisë së paligjshme të operatorëve të telefonisë serbe.
Presidenti Tadic tha sot se qeveria serbe ka ngritur alarm në bashkësinë ndërkombëtare”.
“Jam i habitur me reagimin e EULEX-it si shikon qetë shkeljen e të drejtave të njeriut, rrënimin e Telekomit të Serbisë”, ka thënë Tadiç për të shtuar se ky veprim është jo ligjor.
Mejëherë pas përfundimit të aksionit në veri të Kosovës, persona të panjohur dëmtuan ransmetuesin e telefonisë celulare të kompanisë IPKO në fshatin Rudar i Vogël. Qeveria e Kosovës dënoi aktin dhe kërkoi që autorët e këtij sulmi të vihen përpara përgjegjësisë.
(s.g/BalkanWeb)