Morine- Merdare, merr jetë rruga e kombit
TIRANE- Në orën 14. 22 minuta nisin punimet e projektit madhor të autostradës Morine- Merdarë e cila do të bashkojë Kosovën dhe Shqipërinë, historikisht të ndara.
Kryeministri kosovar Hashim Thaci dhe kryeministri shqiptar Sali Berisha shtypen sëbashku butonin e shpërthimit të parë, varg i shperthimeve qe do cajne malin per te bashkuar Kosovën dhe Shqipërinë.
Në orën 13. 30 minuta në Vërmicë të Prizrenit mbërriten krerët kryesore të shtetit kosovar, si dhe të qeverisë shqiptare për të marrë pjesë në inagurimin e fillimit të punimeve të autostradës.
Kryeministri Berisha dhe Ministri i Transportit shqiptar Sokol Olldashi ishte në krye të delegacionit shqiptar i cili është ftuar në këtë ceremoni.
Sejdiu
President i Kosovës Fatmir Sejdiu tha në fjalën e tij se sot nis zbatimi i "një ëndrre të kahmocme" e cila do të ndikojë drejtëpërdrejtë në jetën ekonomike kosovare, por gjithashtu do të mbajë më afër shqiptarët me kosovarët.
“Kjo autostradë shënon përfundimin e ndarjes që na është imponuar për shekuj me radhë”- nënvizoi Sejdiu
Ambasadori SHBA
Ambasadori amerikan Christofer Dell në fjalën e tij përshëndetëse tha se projekti ishte provë se vendimi i pavarësisë së Kosovës është i drejtë.
“Cdo kush që vë në pikëpyetje nëse pavarësia është vendim i drejtë atëherë shikon mijëra qytetarët që kanë ardhur sot. Le ta dijnë se sa i rëndësishmësh është pavarëisa e Kosovës”. Dell garantoi se SHBA do të jetë në krah të qeverisë në realizimin e këtij projekti.
Autostrada
Autostrada Morinë-Vermicë-Prizren-Merdare është cilësuar si projekt madhor nga autoritetet në Kosovë dhe Shqipëri.
Në ceremoninë festive ishte dhe ministri Fatmir Limaj, deputetë të Kuvendit të Kosovës, ministra dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të komunave dhe ata të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë.
Projekti, i cili kushton 700 milionë euro është nënshkruar mes Qeverisë së Kosovës dhe konsorciumit amerikano turk “Bechtel & Enka” pritet te zgjase 3 vjet, dhe pritet të punësohet një numër i konsiderueshëm i kosovarëve. Autostrada parashikohet të jetë e gjerë 28 metra, me 4 shirita qarkullues.
Ndërkohë javët e fundit Qeveria e Kosovës i dha zgjidhjen përfundimtare shpronësimeve në zonën që prek rruga me anë të një vendimi për lëvrimin e fondit pasi u përcaktua edhe gjurma që do të ndjëkë rruga.
Disa media dhe ekspertë ndërkombëtarë kanë kritikuar qeverinë e Kosovës se po e fillon ndërtimin e rrugës pa siguruar financimet e nevojshme.
Duke u lidhur me rrugen Durres - Kukes, autostrada qe po ndertohet në Kosovë mbulon ciklin e plotë të levizjes nga Kosova në Shqipëri.
(s.g/europaelire/BalkanWeb)