Ibrahimoviç, besnik i Interit
katërvjeçare dhe nuk ikën”. Mino Rajola, agjenti i sulmuesit suedez, u jep fund zërave që qarkullonin për një largim të mundshëm të Zlatan Ibrahimoviçit nga Interi. Sulmuesi kishte shprehur gjatë ditëve të kaluara pakënaqësinë e tij për eliminimin e parakohshëm të zikaltërve nga Europa. “Kemi qëllim të respektojmë marrëveshjen me Interin”, - shpjegon Raiola, - “por Ibrahimoviçi u mërzit shumë nga dalja nga Liga e Kampionëve. Besoj se Zlatan është më i forti në botë. Kuotat e tij i vendos merkato, por ai nuk vlen më pak se 100 milionë euro”.
Futbollisti, i vrarë nga policia
Ka qenë një polic tifoz irakian ai që ka vrarë gabimisht të shtunën e kaluar një futbollist, gjatë një ndeshjeje midis dy skuadrave irakiane, të zhvilluar pranë Bagdadit. Muhamad Amin, portieri kurd i skuadrës Sinjar, u godit me plumb pistolete të drejtuar gabimisht nga një agjent i sigurimit, që ndodhej në vijat kufizuese të fushës në stadiumin e Hilas. Polici nxori armën për të qëlluar në ajër për të festuar, por plumbi gabimisht qëlloi lojtarin.
11 kandidatura për Botërorin
Janë 11 kandidaturat që i kanë kërkuar FIFA-s organizimin e Botërorëve që do të luhen në vitet 2018 dhe 2022. Vendet që kanë paraqitur kandidaturat janë: Australia, Anglia, Indonezia, Japonia, Meksika, Rusia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Belgjikë-Holandë, Spanjë-Portugali. Për Kupën e Botës të vitit 2022 janë dhe Katari e Koreja e Jugut. Vendimi përfundimtar i FIFA-s për vendet kandidate do të jepet në dhjetor të vitit 2010. Kampionati Botëror i vitit 2010 do të zhvillohet në Afrikën e Jugut, ndërsa ai i vitit 2014 në Brazil.
18 Mars 2009