Krujf: Murinjo nuk më pëlqen, Ibra mediokër
Presidenti i nderit i Barcelonës, Johan Krujf, sulmon Murinjon dhe Ibrën. “Murinjo është i zoti, por nuk më pëlqen mënyra se si e stërvit skuadrën, thekson Krujf në lidhje me trajnerin e Interit. Mendoj se ky sport është diçka më shumë sesa thjesht të shkosh pas fitores. Jam një admirues i madh i kolegëve si Frenk Rajkard e Pep Guardiola, një xhentëlmen i vërtetë”. Por holandezi, në një intervistë për tabloidin suedez “Aftonbladeten”, ka kritika edhe për Zlatan Ibrahimoviç: për të thotë se ka “teknikë të mirë për një lojtar mediokër dhe një teknikë mediokër për një lojtar të mirë”. Krujf, ish-trajner i Barcelonës thotë: “Në futbollin modern sulmuesi duhet të dijë të ndihmojë mbrojtjen, mbi të gjitha nëse vjen nga një vend tjetër në një klub të madh. Hapi më i vështirë është pikërisht niveli mentalitetit”. Ibra i tillë ka qenë si te Juventus, Inter, Barcelona dhe te Suedia. Ibra nuk do të kënaqet kur të mësojë se për Krujf, sulmuesi ideal modern, i aftë të kalojë në çast nga faza ofensive në atë difensive, është Samuel Eto’o. “është një nga ato detaje që Ibrahimoviç duhet të mësojë, thotë Krujf, sepse nëse humbet dopin si sulmues në Itali, nuk ka rëndësi. Por nëse e njëjta gjë të ndodh te Barcelona, duhet të jesh i pari që vrapon ta rikuperojë”.
#