Platini sulmon klubet angleze: Jo liberalizimit në Premiership
Presidenti i UEFA-s sulmon ashpër menaxhimin financiar të klubeve angleze: “Nuk jam dakord me liberalizimin e madh në futbollin anglez. Nuk jam një ekspert i financës, por ishte e lehtë të kuptoje se klube si Portsmuth rrezikonin seriozisht të falimentonin”. Fjalë të prononcuara për “The Times”, në mënyrë që t’u mbërrijnë në fillim në dorë klubeve të Premier League. Pastaj Platini shton: “Kemi për detyrë t’i mbrojmë. Si është e mundur që i njëjti klub gati sa nuk fitoi ‘FA Cup’ (në 2008) me një humbje prej 50 milionë sterlinash?”. Platini citon një shembull, që e bën të qartë statusin në të cilin vërtitet raporti i forcës mes fushës dhe financës në këto momente: “Kur isha i ri kujtoj se kam parë njerëz që blinin Ferrari. Dhe falë makinave mundeshin të dilnin me gocat më të bukura. Nuk është korrekte, por është tamam ajo që po ndodh edhe në futboll: nuk ke para, por blen lojtarë dhe në fund, pastaj vijnë rezultatet, fiton kompeticione. Kjo nuk është korrekte”. Fjalë shumë të bukura për t’u duartrokitur në skenë të hapur, por duket se koha ecën shpejt.
#