Krujf kritikon “zemrën” e Barçës

Legjenda holandeze, Johan Krujf, kritikoi mesfushën e Barcelonës në barazimin 1-1 me Sevilja. Kritika e ish-trajnerit të katalansve u botuar në komentin e tij të përjavshëm në "El Periodico" të Katalanës. "Edmilson, Ksavi dhe Iniesta ishin në ditë të zezë dhe po të mos ishte performanca e shkëlqyer e Viktor Valdesit, Barca mund ta kishte humbur lehtësisht ndeshjen", - shkruan Krujf. "Ritmi dhe niveli i lojës varet nga mesfushorët, pasi janë ata zemra e një ndeshjeje. Ata të tre dëshironin ta kishin sa më shumë topin në zotërim dhe kështu bënë shumë gabime",- theksoi Krujf, që kërkon rikthimin e "futbollit të thjeshtë".