E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ylli zikaltër. Ibrahimoviç: “Gjyqtarët kundër meje”

Zlatan Ibrahimovic del kundër gjithë atyre që thonë se Interi është duke u favorizuar nga gjyqtarët, duke këmbëngulur të kundërtën, se janë arbitrat që e penalizojnë gjithmonë atë pa asnjë arsye. Polemikat janë rihapur pas fitores 2-0 të Interit me Katanian, kur Kambiaso shënoi në minutën e 67-të në pozicion jashtë loje, Trajneri Mancini e mbrojti gjyqtarin duke pohuar se lojtari ishte vetëm pak centimetra jashtë loje. "Mancini është në rregull. Ai duhet ta mbrojë Interin kur atë e sulmojnë", -tha Ibrahimovic. "Unë personalisht jam luftuar nga gjyqtarët qyshkur kam mbërritur në Itali. Ata fishkëllejnë shpesh kundër meje dhe kjo ndodhi edhe kundër Katanias".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›