E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krutanet "kane ftohte", Vllaznia triumfon

Kastrioti-Vllaznia 0-1
Shenues: Sinani 41'
Kastrioti arrihet edhe nga Beselidhja ne renditjen e pergjithshme dhe sheh te rrezikohet seriozisht. Kategoria e Pare eshte shume prane per ekipin krutan, qe ne kete moment te kampionatit po kalon periudhen me te veshtire. E braktisur nga presidenti Zhilli, skuadra krutane nuk ka mundur dot te ngreje koke prej disa ndeshjesh dhe dje, ndaj Vllaznise, edhe pse luajti shume mire, nuk arriti te konkretizonte asgje, duke iu nenshtuar golit te vetem te takimit te realizuar nga goleadori Vioresin Sinani ne minuten e 41-te te ndeshjes. Per ekipin shkodran, fitorja e djeshme mbart vlera te medha, pasi kapercen ne renditje Tiranen dhe shkon ne te njejten kuote pikesh sa edhe Besa, e cila u mposht ne Vlore nga Flamurtari. Kuqeblute jane vetem nje pike poshte Elbasanit te vendit te trete dhe eshte fare e qarte qe podiumi i kampionatit tone perben edhe nje nga objektivat e shkodraneve, natyrisht pas Kupes se Shqiperise, pasi sic dihet, Vllaznia eshte kualifikuar per ne gjysmefinale.
SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›