E Shtunë, 31 Tetor 2026

Slavko Kovacic e nis me fitore, "gropos" Besen

Flamurtari-Besa 2-1
Shenues: Dedaj 1', Brajkovic 49'/ Mancaku 16'
Kane bere gjithcka mire djemte e Kovacic, te cilit i kane dhuruar fitoren e pare ne premieren e tij ne krye te Flamurtarit. Kroati, ish-ndihmesi i Oto Baricit ne krye te Kombetares, ka mundur t'i gezohet keshtu nje nisjeje te mbare te aventures se tij te re ne drejtim te vlonjateve. Gjithcka ka nisur mbare per Flamurtarin, qe e sheh veten ne avantazh ende pa u mbushur 60 sekonda loje. Ka qene Dedaj, i cili ka entuziazmuar tifozerine vendese. Por, lojes se mire te Flamurtarit, ka menduar Bledar Mancaku t'i hape telashe, teksa pas 15 minutash ka tundur rrjeten e portierit Mocka duke kthyer gjithcka ne baraspeshe. Kuqezinjte nisin te sulmojne me forca te shumta, por nuk arrijne te jene kercenues per kavajasit, madje jane keta te fundit qe ndeshen me nje Mocka ne superforme, qe ne jo pak raste u ka mohuar golin e dyte. Por pjesa e dyte nis me gol per Flamurtarin. Ka qene Brajkovic qe ka shenuar dhe ka kaluar ne avantazh te tijte, avantazh qe ruhet deri ne fund te takimit.
SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›