Verdheblute masakrojne "ujqerit e debores"
Elbasani-Skenderbeu 4-0
Shenues: Bejzade 16', Dalipi 24', Ard Nuhiu 49', Karcev 73'
Elbasani e ka pasur fare te lehte triumfin ne "Ruzhdi Bizhuta" kunder miqve nga Korca, teksa e ka zgjidhur takimin qe ne pjesen e pare, kur dy golat e Skerdi Bejzades dhe Endri Dalipit, i bene minutat e mbetura formalitet. Sapo nis pjesa e dyte, jane serisht vendesit qe shenojne me Ardian Nuhiun dhe e cojne rezultatin ne 3-0. Skenderbeu tensionohet dhe kete e tregojne edhe kartonet e kuq te marre nga Kotomelo dhe Cipi ne te njejten minute, te cilet nuk bene gje tjeter vecse i prishin pune "stervitjes" verdheblu. Edhe Karcev ka deshire ta vendose emrin ne listen e golashenuesve, teksa me porten bosh shtyn nje top ne rrjete. Perfundimisht 4-0 dhe per skuadren e Elbasanit, qe sheh keshtu te kaloje ne vendin e trete, duke perfituar me se miri nga humbja e Beses dhe Tiranes. Tani verdheblute do te kerkojne te mbajne fort kete pozicion, i cili i kalon ata ne Kupat e Evropes, gjithnje nese FIFA do t'i heqe "embargon" futbollit shqiptar.
SSSASS