E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kruz shpëton Mourinjon në minutat shtesë

Juventusi ka fituar në Verona me Kievon. Bëjnë detyrë Lacio dhe Fiorentina në fushën e tyre

Ka menduar Rikardo Kruz për t'i dhuruar fitoren Interit, 1-0, kundër Udinezes. Goli i shënuar në minutën e 92-të, ka sjellë edhe shkëputjen nga bardhezinjtë që ishin me pikë të barabarta me zikaltërit në renditje. Skuadra e Interit, e tërhequr edhe një herë në ndeshjen e javës së 11-të nga goli vendimtar i radhës i Kruz (i futur në lojë në fillim të pjesës së dytë në vend të Kuarezmës), tani ndodhet një pikë para Napolit, që në fushën e tij ka mundur 2-0 Sampdorian falë golave të realizuar nga Daniele Manini në minutën e 23-të, pas një pasimi të Ezekiel Lavecit, dhe nga Marselo Zalajeta, i cili ka shënuar pas një goditje të vetë Lavecit. Ndërkohë që Lacio ka kaluar në vendin e tretë pas fitores së pastër 3-0 të arritur kundër Sienës. Në Olimpiko të Romës ekipi i Delio Rosit ka fituar falë një kryevepre të Mauro Zarates nga një goditje dënimi dhe nga dygolëshi pasues i Tomazo Rokit. Ndërsa ka ardhur suksesi i radhës për Juventusin në transfertë, në vendin e gjashtë me 21 pikë në shoqëri të Udinezes pas fitores 2-0 të arritur ndaj Kievos pas një goditjeje dënimi fituese të të përhershmit Alesandro Del Piero dhe një gol të Vinçenco Iakuintës, të realizuar pas goditjes së penalltisë të humbur nga vetë ish-sulmuesi i Udinezes. Del Piero, i cili dje në Verona ka festuar dhe ditëlindjen e tij të 34-t, ka kapur kuotën e 249 golave me fanellën e Juventusit. Në një klasifikim shumë të ngushtë në këtë periudhë të sezonit, nëntë ekipet e para ndahen nga njëri-tjetri me vetëm gjashtë pikë. Xhenoa dhe Fiorentina ndjekin nga afër Juventusin me vetëm një pikë diferencë. Xhenoa ka mundur në shtëpi Rexhinën me shifrat 4-0 (tripletë e argjentinasit Diego Milito, autor i pasimit në rastin e golit të tretë të shënuar nga Skuli), ndërsa Fiorentina ka mundur në Firence Atalantën falë golave të shënuar në pjesën e parë nga braziliani Felipe Melo dhe Alberto Xhilardino. Tek Atalanta bie në sy rikthimi në fushë i Kristian Vierit, i cili është aktivizuar në pjesën e dytë duke bërë dhe debutimin e tij në këtë sezon.

Inter - Udineze 1 - 0

Napoli - Sampdoria 2 - 0

Kievo - Juventus 0 - 2

Xhenoa - Rexhina 4 - 0

Fiorentina - Atalanta 2 - 1

Katania - Kaljari 2 - 1

Lacio - Siena 3 - 0

Leçe – Milan Renditja

1.Inter 2473117 7

2.Napoli 2372216 8

3.Lacio 2271321 12

4.Milan 2271215 7

5.Udineze 2163219 9

6.Juventus 2163213 7

7.Xhenoa 2062318 10

8.Fiorentina 2062314 9

9.Katania 1853311 9

10.Palermo 1651515 15

11.Atalanta1442510 11

12.Siena 123358 11

13.Torino 1132610 14

14.Leçe 112539 11

15.Kaljari 1031711 15

16.Sampdoria 1024413

17.Roma 822610 18

18.Bolonja 72189 20

19.Kievo 61376 18

20.Rexhina 51288 23

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›