Buteflika gati për një mandat të tretë presidencial
Parlamenti algjerian ka miratuar sot projektin për rishikim të Kushtetutës. Sipas AFP, vendimi i parlamentit i hap rrugën për një mandat të tretë të mundshëm Abdelaziz Buteflika në pushtet që prej vitit 1999. Vendimi është miratuar me shumicë votash ku 500 deputetë votuan pro, 21 kundër dhe tetë të tjerë abstenuan.